• |
ide | kryesore

Goditi me thikë ish-bashkëshorten dhe i vodhi, shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31 vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme ka goditur me thikë ish-bashkëshorten e tij. Pas kësaj ai i ka vjedhur paratë dhe një celular.

Në qytetin e Sarandës një tjetër 33-vjeçar është shpallur në kërkim pasi në biznesin ku punonte ka vjedhur një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në subjektin në të cilin ishte i punësuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *