• |
ide | kryesore

Selanik/ Një klient godet me thikë kuzhinierin shqiptar

Lajme, Të fundit
Klienti ther me thikë kuzhinierin shqiptar



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në një restorant të Selanikut. Një kuzhinier shqiptar u godit me thikë nga një klient pas një debati që pati me të. Kuzhinieri ka përfunduar në spital me plagë në bark. Mediet fqinje raportojnë se gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00. Për arsye ende të panjohura, klienti ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas kryerjes së operacionit, shqiptari është shtruar në spitalin Papageorgiou. Autori mbetet i paidentifikuar dhe po kërkohet nga policia kapja e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *