• |
ide | kryesore

Zbulohet plantacioni i kanabisit në Selanik, arrestohen 2 shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia greke ka zbuluar një plantacion me 110 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar me bimësi të dendur, në Loutra Nea Apollonias, në Selanik, duke arrestuar dy persona.

Dy të arrestuarit, 36 dhe 34 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, kanë mbërritur në vendngjarje me makinë për të “trajtuar” fidanët dhe më pas policia i ka vënë në pranga.

Në plantacion u gjetën pajisje dhe mjete për kultivimin e fidanëve si lopata, sëpata, dalta etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *