• |
ide | kryesore

Meta kundër qëndrimit të Yuri Kim: Iu takon qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta komentoi sot deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim për kandidatët që në zgjedhjet e 6 marsit mbështeten sipas saj nga njerëz të shpallur non grata nga SHBA duke nënkuptuar Sali Berishën. 

“Jam i bindur që qytetarët e Durrësit, por jo vetëm do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët më me integritet dhe garantojnë përkushtim sa më të madh ndaj komunitetit. Iu takon qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre, duhet të kërkojmë ballafaqim programesh e idesh dhe të fitojnë”, tha Meta. 

Në shkelje të hapur të Konventës së Vjenës, diplomatja amerikane bëri një ndërhyrje të hapur në zgjedhje përmes kësaj deklarate të saj. 

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruante ambasadorja e SHBA. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *