• |
ide | kryesore

6 mijë euro për të kaluar kufirin/ Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri e më pas në vendet e BE-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Smuggling’ në kuadër të të cilit janë arrestuar 4 persona, dy janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Blutë bëjnë me dije se 23-vjeçari Ahmet Meslima me origjinë nga Siria, 39-vjeçari Durim Domi, dhe 20-vjeçaret Artemisa Ahmataj dhe Jesmira Korhysa transportonin emigrantët sirianë nga Turqia drejt Shqipërisë, duke hyrë nga Greqia, e më pas i kalonin në Kosovë, Serbi e Hungari. Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i  kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave. Gjatë operacionit, këta shtetas janë kapur në flagrancë në një hotel, gati për të transportuar 5 shtetas sirianë.

Sipas hetimeve, është dokumentuar se këta persona janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1000 euro dhe 5 pasaporta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *