• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona shumë e fortë për Napolin: Rangers eleminon Borussia Dortmund

-Instant, F1, Sport, Video



Spektakël dhe befasi në ndeshjet e fundit të playoff të Europa League ku Barcelona shkon të marrë kalimin e raundit në Maradona përballë Napolit. Rangers ruan befasinë e bërë në ndeshjen e parë, duke bllokuar Dortmund edhe në kthim e duke eleminuar gjermanët e fortë. Braga e con ndeshjen te penalltitë për të thyer Sheriff Tiraspol, ndërsa Betis ia del me barazimin pa gola me Zenit.

Nuk ka mision të përmbushur për Napolin në Europa League. Pas ndeshjes së parë 1-1, në ndeshjen e dytë të play-off për kualifikimin në 1/8 e turneut, skuadra e Spallettit pëson një 2-4 të rëndë përballë Barcelonës dhe del nga kompeticioni. Në Maradona është një monolog blaugrana. Në pjesën e parë Jordi Alba (8′) zhbllokoi ndeshjen me një kundërsulm, më pas De Jong (13′) dyfishoi rezultatin, Insigne (23′) shkurtoi diferencën nga pika e bardhë dhe Piqué (45′) firmos trisin duke zgjidhur një rrëmujë në zonë. Në pjesën e dytë Aubameyang (59′) fikson pokerin, përpara se në fund Politano (87′) të thyejë Ter Stegen, duke vulosur shifrat në 2-4.

Fitorja 4-2 e ndeshjes së parë mjaftoi që Rangers të kompletonte surprizën duke nxjerrë Borussia Dortmund nga kompeticioni. Përfundon 2-2 në Skoci me Tavernier që hapi serinë e golave me penallti në minutën e 22. Bellingham e Malen iluzionuan gjermanët me përmbysjen e rezultatit, por Tavernier barazoi në të 57 duke bërë të kotë cdo përpjekje të tyre për të evituar eleminimin.

Avancojnë edhe Betis me barazimin me Zenit, duke bërë të vlejë fitoren 2-3 në transfertën e Shën Peterburgut. Braga barazon humbjen e ndeshjes së parë me Sheriff Tiraspol, pastaj pati necojë për shtesat e penalltitë për tu kualifikuar si skuadrat e fundit nga tetë që dalin nga playoff për tu bashkuar me tetë të tjerat që ishin kualifikuar në këtë fazë të Europa League.

Europa League Knockout Round Play-offs
Napoli 2-4 Barcelona
Rangers 2-2 Borussia Dortmund
Real Betis 0-0 Zenit St. Petersburg
SC Braga 2-0 FC Sheriff



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *