• |
ide | kryesore

Gjermania i jep fund dilemave/ Miratohen 100 miliard euro armatime, parlamenti shpërthen në duartrokitje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kancelari Olaf Scholz njoftoi të dielën një rritje të madhe për shpenzimet ushtarake gjermane – e fundit në një seri ndryshimesh dramatike të politikave nga Berlini në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Duke folur në një seancë urgjente të parlamentit gjerman për luftën, Scholz tha se qeveria e tij do të krijojë një fond të posaçëm 100 miliardë euro për të përmirësuar me shpejtësi forcat e saj të armatosura dhe se Gjermania në të ardhmen do t’i përmbahet qëllimit të NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të GDP në mbrojtje.

Duke e përshkruar pushtimin rus të Ukrainës si “një pikë kthese në historinë e kontinentit tonë”, Scholz u tha ligjvënësve se “është e qartë se ne duhet të investojmë më shumë në sigurinë e vendit tonë në mënyrë që të mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë”.

“Ne do të investojmë tani e tutje, vit për vit, më shumë se 2 përqind të prodhimit tonë të brendshëm bruto në mbrojtjen tonë” tha Scholz. Deklaratat e tij u pritën me duartrokitje të forta nga ligjvënësit.

Gjermania aktualisht shpenzon rreth 1.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen dhe qeveria aktuale e koalicionit më parë kishte hezituar të angazhohej për objektivin prej 2 për qind, pavarësisht lutjeve të aleatëve të NATO-s.

“Ne kemi nevojë për aeroplanë që fluturojnë, anije që lundrojnë dhe ushtarë që janë të pajisur në mënyrë optimale për misionet e tyre,” tha Scholz duke iu referuar gjendjes aktuale të Bundeswehr-it, i cili ka vuajtur nga mungesa financiare dhe pajisje për vite dhe që këtë javë u përshkrua nga shefi i ushtrisë Alfons Mais si “pak a shumë i zhveshur”.

Scholz justifikoi gjithashtu qëndrimin historik të Berlinit të së shtunës për dërgesat e armëve në Ukrainë, duke thënë se “në përgjigje të agresionit të Putinit, nuk mund të kishte pasur zgjidhje tjetër”.

Scholz tha se Putin e sulmoi Ukrainën “për një arsye të vetme: Liria e ukrainasve sfidon regjimin e tij shtypës”. Ai shtoi: “Kjo është çnjerëzore, kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të justifikohet nga asgjë dhe askush”.

Duke paralajmëruar se Putini po kërkon të rivendosë një “perandori ruse” të re përmes agresionit, Scholz tha se BE-ja duhet të jetë e gatshme të marrë në konsideratë sanksione të mëtejshme pa asnjë “kufizim mendimi”.

“Le të mos e gënjejmë veten: Putini nuk do të ndryshojë kursin e tij brenda natës. Por shumë shpejt udhëheqja ruse do të ndjejë çmimin e lartë që po paguan”, tha ai.



5 Comments

    1. Po e palle po. putanes po i bejen zbor ukrainasit, e jo me gjermonet qe e zhdukin rusine nga faqja e dheut, Ja nje vendim dhe direkt 100 miliarde ekstra. Kurse Rusia mezi i ben 50 miliarde ne vit. IK e rusofil na u zhduk, shko andej nga ke gjysherit

  1. Bravo gjermanët
    Beni ti nuk ecën dot vete
    Leri gjermanët Në punë të vet.
    Shiko momen me një pension qesharak
    Ti po patronazhist me rroge të vogël.

  2. Gjermanet jane komb, te thone cfare te duan!

    Jo si keta grykesit tane, qe jane akoma me mushqeta. Shyqyr qe na mbron NATO, po i fusim ne xhep leket. Tund bythet Xhacka, sa majtas-djathtas.

    A e pate ne c’grope haleje kemi rene?! Ju kishin mbaruar medaljet, dhe kishin vene ca leke per te blere te reja. Institucionet grope! Turp!

  3. Do ishte mire qe ato 100 miliarde te shkonin per njerezit apo vendet ne zhvillim dhe jo per industrine e luftes.Sa per gjermanine me Rusine hapi pak librat e historise apo shiko ndonje dokumentar per te marre vesh se ceshte bere. Mos flisni me tifozllik militantesh pasi kjo bote eshte ndryshe ne saje te ushtrise se kuqe pamvaresisht ideologjise dhe si u zhvilluan ngjarjet me pas.Te ishte per perendimin Hitleri do pinte kafen sot e kesaj dite te kulla Eifel. Asnje nuk e di arsyen e ketij pushtimi nga ana e Rusise , ku ata qe do vuajne jane populli pafajshem,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *