• |
ide | kryesore

Kanye West reagon pas akuzave nga Kim Kardashian

-Instant, F1, Paparazzi



Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga divorci i Kim Kardashian me Kanye West.

Më  23 shkurt,Kim paraqiti në gjykatë dokumente të  reja duke përsëritur kërkesën e saj të dhjetorit për t’u deklaruar ligjërisht beqare, përpara përfundimit të divorcit. Gjithashtu ajo tregoi  se Kanye i shkaktoi shqetësim emocional duke dhënë shumë dezinformata në lidhje me çështjet familjare në mediat sociale.“Unë dëshiroj shumë të divorcohem. I kam kërkuar Kanye që ta mbajë divorcin tonë privat, por ai nuk e ka bërë këtë duke dhënë shumë dezinformata në lidhje me çështjet tona private familjare  gjë që ka shkaktuar shqetësim. Unë besoj se Gjykata do ta ndihmojë të pranojë se marrëdhënia jonë martesore ka mbaruar dhe të ecë përpara në një rrugë më të mirë e cila do të na ndihmojë në bashkë-prindërimin paqësor të fëmijëve tanë”, rrëfeu Kardashian.

Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga reperi i cili përmes avokatit të tij u përgjigj duke pretenduar se nuk kishte prova të paraqitura për të mbështetur akuzën e saj.“Deklarata se Kanye ka vendosur shumë dezinformata në mediat sociale është thashethem i dyfishtë. Kim pretendon se ka lexuar diçka në internet nga Kanye dhe i karakterizon postimet në deklaratën e saj si dezinformata”.Postimet nuk i janë bashkangjitur deklaratës. Ajo duhej të ofronte postimet si prova dhe të tregonte se postimet ishin shkruar nga West”, tregoi avokati për E!News.  Themeluesja e “Skims”nuk i është përgjigjur dosjes së fundit të Ye. Seanca është caktuar për 2 mars./Lapsi.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *