• |
ide | kryesore

Mbi 210 civilë ukrainas të vrarë, Ukraina padi Rusisë për krime lufte

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria ukrainase ka njoftuar se në katër ditë luftë me Rusinë janë vrarë më shumë se 210 civilë, ndërsa janë plagosur mbi 1,100, ndërsa paralajmëron se do çojë çështjen në Gjykatën e Hagës për krime lufte.

Me mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesat e banimit, spitalet, kopshtet dhe shkollat, duke u hequr të drejtën për të jetuar djemve dhe vajzave të tokës ukrainase, përfshirë fëmijët”, kamë shkruar zyrtarët ukrainas në rrjetet sociale.

Midis të vrarëve është përfshirë një fëmijë dhe një grua, të cilët ndërruan jetë nga bombardimet e një spitali në Kiev, shkruan BBC.
Ndërkohë autoritet ukrainase bëjnë thirrje që Rusia të “dënohet ashpër për këto krime”.

“Ukraina po i shënon të gjitha këto fakte dhe do t’ia kalojë gjykatës ushtarake në Hagë,” thonë zyrtarët ukrainas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *