• |
ide | kryesore

Aktorja turke reagon ndaj akuzave për operacione plastike

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir  ka reaguar së fundmi ndaj akuzave të fansave për ndërhyrje estetike në fytyrë.

Në një intervistë të dhënë për “Magazin D”, aktorja ka treguar  se ndryshimin e ka pësuar me kalimin e viteve dhe jo falë operacioneve pasi as nuk ka kohë për të tilla.“Kam 9 vite që bëj seriale. Ku ta gjej kohën të bëj operacione? Marrin fotot e mia 16 vjeç dhe i vendosin pranë fotove 30 vjeç. Sigurisht që nuk janë e njëjta gjë! Po më bëjnë shumë presion. Unë shtoj peshë dhe humbas peshë. Heqja e vetullave gjithashtu ndikon në fytyrë. Nuk kam as botoks. Bëj shumë shprehje të fytyrës gjatë roleve të mia dhe nuk kam në plan të bëj botoks deri 40 vjeç sepse mendoj që do jetë e vështirë për të aktruar. Thjesht bëj joga për fytyrën”, deklaroi Demet. Aktorja është e njohur për rolet e saj në : “Shtëpia ime, Fati im”, ” Ëndërr luleshtrydhesh” dhe “Kurt Seyit dhe Sura”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *