• |
ide | kryesore

Zelensky kërkon anëtarësimin urgjent në BE të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenesky ka kërkuar anëtarësimin urgjent të vendit në Bashkimin Europian.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian t’i bashkohet menjëherë Ukrainës përmes një procedure të re speciale. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë që janë me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë”, tha Zelensky përmes profilit të tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë sot pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *