• |
ide | kryesore

Profil: Kush është regjimenti Azov i Ukrainës, grupi me prirje naziste që Putin e gjeti pretekst për sulmin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës hyn në ditën e tij të gjashtë, një regjiment ushtarak ukrainas i ekstremit të djathtë është rikthyer në titujt kryesorë të mediave.

Në fjalimin e famshëm kur shpalli luftën, presidenti rus Vladimir Putin iu referua ekzistencësë së njësive të tilla brenda ushtrisë ukrainase si një nga arsyet për nisjen e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak … për të çmilitarizuar dhe denazifikuar Ukrainën”.

Të hënën, garda kombëtare e Ukrainës postoi një video në Tëitter që tregonte luftëtarët Azov teksa lyenin plumbat e tyre me dhjamë derri për t’u përdorur gjoja kundër çeçenëve myslimanë – aleatë të Rusisë – të dislokuar në vendin e tyre.

Azov ka qenë gjithashtu i përfshirë në trajnimin e civilëve përmes stërvitjeve ushtarake në prag të pushtimit të Rusisë.

Pra, çfarë është regjimenti Azov?

Azov është një njësi ushtarake këmbësorie e përbërë nga vullnetarë të ekstremit të djathtë, anëtarët e së cilës – rreth 900 vetë– janë ultra-nacionalistë, të akuzuar se frymëzohen nga ideologji neo-naziste dhe ajo e supremacisë së bardhë.

Njësia u formua fillimisht si një grup vullnetar në maj 2014 nga banda ultra-nacionaliste Patriotët e Ukrainës dhe grupi neo-nazist i Asamblesë Kombëtare Sociale (SNA). Të dy grupet u bashkuan në idealet ksenofobike dhe neonaziste dhe sulmuan fizikisht emigrantët, komunitetin rom dhe njerëzit që kundërshtonin pikëpamjet e tyre.

Si një batalion, grupi luftoi në vijën e parë të frontit kundër separatistëve pro-rusë në Donetsk, në rajonin lindor të Ukrainës. Pak para nisjes së pushtimit, Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve të kontrolluara nga rebelët nga Donbasi.

Disa muaj pas rimarrjes së qytetit-port strategjik të Mariupolit nga separatistët e mbështetur nga Rusia, njësia u integrua zyrtarisht në Gardën Kombëtare të Ukrainës më 12 nëntor 2014 dhe mori vlerësime të larta nga presidenti i atëhershëm Petro Poroshenko.

“Këta janë luftëtarët tanë më të mirë,” tha ai në një ceremoni çmimesh në 2014. “Vullnetarët tanë më të mirë”

Kush e themeloi Azov?

Njësia drejtohej nga Andriy Biletsky, i cili shërbeu si udhëheqës i Patriotit të Ukrainës (i themeluar në 2005) dhe SNA (i themeluar në 2008). SNA dihet se ka kryer sulme ndaj grupeve minoritare në Ukrainë.

Në vitin 2010, Biletsky tha se qëllimi kombëtar i Ukrainës ishte “të udhëhiqte racat e bardha të botës në një kryqëzatë përfundimtare … kundër Untermenschen [racave inferiore] të udhëhequra nga semitët”.

Biletsky u zgjodh në parlament në vitin 2014. Ai u largua nga Azov pasi zyrtarët e zgjedhur nuk mund të jenë në forcën ushtarake apo policore. Ai qëndroi deputet deri në vitin 2019.

42-vjeçari është mbiquajtur Bely Vozd – ose Sundimtari i Bardhë – nga mbështetësit e tij. Ai themeloi partinë e ekstremit të djathtë të Korpusit Kombëtar në tetor 2016, baza kryesore e së cilës janë veteranët e Azov.

Para se të bëhej pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës, kush e financoi Azov?

Njësia mori mbështetje nga ministri i brendshëm i Ukrainës në vitin 2014, pasi qeveria e kishte pranuar se ushtria e saj ishte shumë e dobët për të luftuar separatistët pro-rusë dhe mbështetej në forcat vullnetare paraushtarake.

Këto forca financoheshin privatisht nga oligarkët – më i njohuri ishte Igor Kolomoisky, një miliarder magnat në energjetikë dhe guvernator i atëhershëm i rajonit Dnipropetrovska.

Përveç Azov, Kolomoisky financoi batalione të tjera vullnetare si njësitë Dnipro 1 dhe Dnipro 2, Aidar dhe Donbas.
Azov mori fonde dhe ndihmë të hershme nga një tjetër oligark: Serhiy Taruta, guvernatori miliarder i rajonit Donetsk.

Ideologjia neo-naziste

Në vitin 2015, Andriy Diachenko, zëdhënësi i regjimentit në atë kohë tha se 10 deri në 20 për qind e rekrutëve të Azov ishin nazistë.
Njësia ka mohuar se i përmbahet ideologjisë naziste në tërësi, por simbolet naziste si svastika dhe regalia SS janë të përhapura në uniformat dhe trupat e anëtarëve të Azov.

Për shembull, uniforma mban simbolin neo-nazist Ëolfsangel, i cili i ngjan një svastika të zezë në një sfond të verdhë. Grupi tha se ishte thjesht një përzierje e shkronjave “N” dhe “I” që përfaqësojnë “idenë kombëtare”.

Anëtarët individualë kanë deklaruar se janë neo-nazistë dhe ultra-nacionalizmi i ekstremit të djathtë është i përhapur mes anëtarëve.
Në janar 2018, Azov krijoi njësinë e saj të patrullimit në rrugë të quajtur National Druzhyna për të “rivendosur” rendin në kryeqytet, Kiev. Njësia kreu një masakër kundër komunitetit rom dhe sulmoi anëtarët e komunitetit LGBTQ.

“Ukraina është kombi i vetëm në botë që ka një formacion neonazist në forcat e saj të armatosura”, shkroi një korrespondent i revistës me bazë në SHBA, Nation, në vitin 2019.

Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës

Një raport i vitit 2016 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara të Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OCHA) ka akuzuar regjimentin Azov për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Raporti detajonte incidentet gjatë një periudhe nga nëntori 2015-shkurt 2016, ku Azov kishte futur armët dhe forcat e tij në ndërtesat e përdorura civile dhe kishte zhvendosur banorët pas plaçkitjes së pronave civile. Raporti akuzoi gjithashtu batalionin për përdhunimin dhe torturimin e të burgosurve në rajonin e Donbas.

Cili ka qenë reagimi ndërkombëtar ndaj Azov?

Në qershor 2015, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se forcat e tyre nuk do të mbështesin ose trajnojnë regjimentin Azov, duke përmendur lidhjet e tij neo-naziste.

Megjithatë, vitin e ardhshëm, SHBA e hoqi ndalimin nën presionin e Pentagonit.

Në tetor 2019, 40 anëtarë të Kongresit Amerikan të udhëhequr nga Përfaqësuesi Max Rose nënshkruan një letër pa sukses duke i bërë thirrje Departamentit të Shtetit të SHBA-së që të caktojë Azov si një “organizatë të huaj terroriste” (FTO). Prillin e kaluar, Përfaqësuesja Elissa Slotkin përsëriti kërkesën – e cila përfshinte grupe të tjera supremaciste të bardhë – drejtuar administratës Biden.

Mbështetja transnacionale për Azov ka qenë e gjerë dhe Ukraina është shfaqur si një qendër e re për të djathtën ekstreme në mbarë botën. Burra nga tre kontinente janë dokumentuar të bashkohen me njësitë e trajnimit Azov në mënyrë që të kërkojnë përvojë luftarake dhe të përfshihen në ideologji të ngjashme.

Lëkundjet e Facebook-ut

Në vitin 2016, Facebook për herë të parë e caktoi regjimentin Azov një “organizatë të rrezikshme”. Sipas politikës së kompanisë për individët dhe organizatat e rrezikshme, Azov u ndalua nga platformat e tij në vitin 2019. Grupi u vendos nën përcaktimin e nivelit 1 të Facebook, i cili përfshin grupe të tilla si Ku Klux Klan dhe ISIL (ISIS). Përdoruesit që angazhohen në lëvdata, mbështetje ose përfaqësim të grupeve të nivelit 1 janë gjithashtu të ndaluar.

Megjithatë, më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin e saj, Facebook e anuloi ndalimin e saj, duke thënë se do të lejonte lëvdata për Azov.

“Për momentin, ne po bëjmë një përjashtim të ngushtë për lavdërimin e regjimentit Azov në mënyrë rigoroze në kontekstin e mbrojtjes së Ukrainës, ose në rolin e tyre si pjesë e gardës kombëtare të Ukrainës” tha për Business një zëdhënës nga kompania mëmë e Facebook, Meta.

“Por ne po vazhdojmë të ndalojmë çdo gjuhë të urrejtjes, simbolikën e urrejtjes, lavdërimet e dhunës, lavdërimet e përgjithshme, mbështetjen ose përfaqësimin e regjimentit Azov dhe çdo përmbajtje tjetër që shkel standardet e komunitetit tonë”, shtoi ai.

Ndryshimi i politikës do të jetë një dhimbje koke e madhe për moderatorët e Facebook, tha Intercept, një faqe interneti me bazë në SHBA.

“Ndërsa përdoruesit e Facebook tani mund të lavdërojnë çdo veprim të ardhshëm në fushëbetejë nga ushtarët e Azov kundër Rusisë, politika e re vë në dukje se ‘çdo lavdërim i dhunës’ i kryer nga grupi është ende i ndaluar; është e paqartë se çfarë lloj lufte jo të dhunshme parashikon kompania”, shkruan Intercept.

Burimi: Al Jazeera



8 Comments

  1. Nuk e di se sa te verteta ka ne kete shkrim. Por qe keta po mbrojne vendin e tyre nga agresoret Rus kjo eshte e vertete. Per mua nuk ka rendesi se çfare uniforme mbajne veshur, ne Afganistan luftetaret e atij populli vishen me robat tradicionale te tyre, ne Ukraine kane veshur keto qe u pershkruan por ta por ata jane heroj qe po vriten per lirine e popullit te tyre.

  2. Ky regjimenti “Azov” me sjell ndermend divizionin “Skanderbeg” shqiptar. Ky krahasim me sjell nje peshtjellim. Ky peshtjellim eshte pasoje e raportit tejet te shproporcionuat mes ultranacionalisteve te sotem ukrainas, mes tyre neonaziste te shpallur, dhe krenar dhe “ultranacionalisteve” te para 80 viteve shqiptare te Kosoves. Regjimenti “Azov” eshte krijuar nga vete ukrainasit – divizioni “Skanderbeg” u krijua nga nazistet; qe ketej edhe etiketimi SS i tij.
    Regjimenti “Azov” paskesh kryer akte me te vertete kriminale – divizioni “Skanderbeg” , sic e paten thene vete krijuesit e tij gjermane, vec se nje vrime te madhe ne uje. Regjimenti “Azov” ka nje motivim shume te forte nacionalist – divizioni “Skanderbeg” , sipas vete nje oficeri te larte gjerman te kohes ” jane shume dembele dhe nuk kane asnje motiv per te luftuar…!”.
    Ne Ukrainen e sotme ky regjiment ka perkrahjen edhe te vete shtetit, kaq demokratik sa eshte – ne Shqiperine e djeshme dhe te sotme, jo me shume demokratike se Ukraina, divizioni “Skanderbeg” shihet si nje turp i madh.
    Ukraina e justifikon kete regjiment me argumentin e luftes ndaj fqinjes se saj Rusise, me te cilen ndajne shume gjera , si historike ashtu edhe kulturore dhe shpirterore , justifikim te cilin e pranojne ne heshtje edhe vendet me demokratike perendimore me SHBA-ne ne krye – shqiptareve as qe u shkon ne mendje ta justifikojne ‘divizionin” e tyre te mjere si nje reagimi ndaj shtypjes dhe shfrytezimit te dhunshem te Serbise, me te cilen ata nuk ndajne asgje, as historikisht as kulturalisht e shpirterisht.
    Kontrasti ne kete krahasim flet shume. Ai tregon sesa te mjere jemi ne shqiptaret, sidomos dhe vecanerisht, kur vjen puna per gjene me madhore qe mund te kete vlere per nje komb: ekzistencen e tij.

    1. Vazhdojnë ca shqiptarë si ky “Skypioni” me prallat e përhapura nga komunistët për regjimentin “nazist” në Kosovë me emrin Skënderbeg.
      Si dëshmi se ky regjiment paskej qenë nazist, na sjell kujtimet e një nazisti gjerman që i quan luftëtarët shqiptarë të Kosovës si “dembelë” që nuk luftonin.
      Kjo dëshmi vërteton të kundërtën.
      Shqiptarët e Kosovës kanë qenë të masakruar për shumë dekada nga Serbia e jo nga Gjermania.
      Pamvarësisht nga fakti se nazistët gjermanë luftonin kundër çdo komunisti, është fakt i provuar se gjatë pushtimit gjerman, Shqipëria i zgjeroi kufujtë e saj shtetërorë duke përfshirë edhe Kosovën.
      Nuk mund ti shohësh ngjarjet e para 80 viteve me këndvështrimin e kohës kur jetojmë.
      Këtij lloj shqiptarësh skypionë do tju bëja pyetjen :
      Nëse Rusia e Putinit do të ndihmo
      nte shqiptarët sot që të ndërtonin shtetin në kufijtë realë autentikë, a do të kishte ndonjë shqiptar që do të dilte kundër tij ?
      Nacionalizmi patriotik i rilindjes shqiptare ishte shkëndija që mbajti të ndezur luftën kundër pushtuesve të huaj e jo internacionalizmi komunist.
      Partia komuniste shqiptare ishte një krijesë e komunistëve jugosllavë.
      Jugosllavët në muajtë e fundit të luftës, grumbulluan me mijra djem të rij shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë, e gjoja se do ti çonte në luftë kundër gjermanëve në ikje në Malin e Zi, me mbështetjen edhe të komandantëve komunistë të Ushtrisë Nac.Çl., bënë masakrën më të egër duke vrarë gjatë rrugës deri në Tivar, rreth 4 mijë shqiptarë të pa armatosur..
      E pra shqiptarët patriotë nacionalistë të Kosovës, gjermanët i tërhoqën me emrin e të madhit Skënderbe e jo të Hamza Kastriotit, alias Enver Hoxhës.

  3. Bla bla bla zeri i popull kurv spiunit
    Putinka po djeg boten…
    Kurse ju entreno me qyqare qe hane ndonje pule te pjekure.
    Ore rraca e poshter e bolshevikeve po rrjep njerzit.
    Ukraina eshe viktima e pare.
    Plehra….

  4. Bravo gazekaret e lapsit me shkrime qe legjitimojne Putin per vrasjet e civileve femije gra pleq etj,vija juaj editoriale e lapsit eshte qe putini ka te drejte ne luften kunder imperializmit amerikan

  5. Ato automatiket sikur i kane fut ne miell i kane si ato pushekt e drurit fallco kur benin ushtarake ne kohe te Enverit apo i kane “maskuar” qe te duken te tilla?:)

    Hajde propagande hajde, edhe miss Ukraina e kishte vene foton ne insta me automatik te futur ne miell:).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *