• |
ide | kryesore

Të sapomartuarit kalojnë muajin e mjaltit duke luftuar për Ukrainën

F1, Paparazzi



Vetëm disa orë pas dasmës në ditën e parë të pushtimit rus, Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin iu bashkuan luftës për të mbrojtur vendin e tyre.

Çifti do të martohej në maj, por nxituan të martoheshin në Kiev javën e kaluar kur Rusia pushtoi, përpara se t’i bashkohej rezistencës ukrainase.

Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur një armë, çifti  tha për CNN për kalimin e muajit të mjaltit duke jetuar në një qytet të rrethuar dhe duke marrë armët për të luftuar kundër trupave ruse që pushtuan atdheun e tyre.

“Është e vështirë të kuptohet, ky realitet i ri që kemi,” tha Arieva, e cila është nga Kievi.

Ajo tha se është dita e parë e pranverës dhe zakonisht njerëzit do të mbjellin luledielli, lulen kombëtare të Ukrainës, në vend të kësaj, ata do t’i rezistojnë sulmit të Rusisë.

“Askush këtu nuk thotë se do të humbasim, apo nuk po qan. Të gjithë këtu besojnë se do të fitojmë. Është e gjitha vetëm një çështje kohe. Pra, jam shumë e lumtur që shoh këtë numër të madh njerëzish, të cilët janë vërtet të gatshëm për të luftuar. Duke qenë gati të vrasin për tokën e tyre. Duke mos pasur asnjë dyshim për fitoren tonë në këtë luftë”, tha ajo.

Bashkëshorti i saj, Fursin, ka lindur në qytetin perëndimor të Lviv dhe tha se “njerëzit e tij duan të jenë gjithmonë të lirë. Këta njerëz janë gati të luftojnë për lirinë e tyre.”

Duke shkuar në misione luftarake, ai është i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij,  gruas, prindërve dhe motrës së tij,  por tha se “do të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur ata”.

©LAPSI.AL



1 Comment

  1. po lijini armet futjuni punes , kenaquni me njeri tjetrin, ciu duhet lufta, ka plot te tjere para jush, te bjne martirin, deshmorin per komedianin zelenski

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *