• |
ide | kryesore

Video/ Derbi i Kupës së Italisë nuk ka fitues: Milan superior, por vendoset gjithçka në kthim

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon 0-0 derbi mes Milanit e Interit, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Në San Siro u vu në skenë një sfidë e ekuilibruar për sa i përket zotërimit të topit, por në të cilën skuadra e Piolit ishte shumë më e rrezikshme me mundësitë e krijuara. Kuqezinjtë e mbyllën me më shumë se një keqardhje, por do të kenë avantazhin të luajnë ndeshjen e kthimit jashtë fushës në fund të prillit. Zikaltrit ngecin në ndeshjen e pestë radhazi pa fitore.

Gjithcka e shtyrë për ndeshjen e kthimit, në gjysmën e dytë të prillit. Milani dhe Interi nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit në raundin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, në San Siro përfundon 0-0 në fund të një ndeshje që premtonte shumë më tepër për nga spektakli, në krahasim me ato që u ofrua. Në përgjithësi u shfaq shumë më mirë Milani, i cili gjeti mekanizmat e humbur në dy daljet e fundit të kampionatit dhe nuk e mbylli me fitore vetëm për një pasaktësi të fortë në njëzet metrat e fundit. Në pjesën e parë mundësitë më të mira ishin me Saelemaekers dhe Hernandez.

Në pjesën e dytë Leao tentoi, i bllokuar nga Handanovic. Interi nuk ishte shumë i rrjedhshëm, nën ritëm dhe si skuadër e madje edhe në disa individë (Barella mbi të gjithë). Zikaltrit i krijuan pak shqetësime në fazën mbrojtëse Milanit, që humbi që në pjesën e parë Romagnolin për probleme muskulore. Tani duhet të kthehen të mendojnë për kampionatin, me dy sfida krejtësisht të ndryshme: Djalli në Napoli, Interi në San Siro me Salernitanan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *