• |
ide | kryesore

Louis Tomlinson anulon koncertet në Rusi dhe Ukrainë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur Louis Tomlinson ka zbuluar së fundmi se do të anulojë koncertet në Ukrainë dhe Rusi.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social,Twitter, Louis rrëfeu se shfaqjet nuk do të mbahen për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.“Për shkak të ngjarjeve  në Ukrainë, më duhet të njoftoj me trishtim se shfaqjet e turneut tim në Moskë dhe Kiev janë anuluar deri në njoftimin e mëtejshëm.Siguria e fansave të mi është prioriteti im dhe lutjet e mia janë me popullin e Ukrainës dhe me të gjithë ata që vuajnë nga kjo luftë e panevojshme”, shkroi artisti.Ish anëtari i ‘One Direction’ filloi turneun botëror ‘Louis Tomlinson’ më 1 shkurt dhe pritet të bëjë një turne në ShBA deri në mes të marsit, përpara se të shkojë në Evropë në prill dhe në Amerikën Latine në verë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *