• |
ide | kryesore

Shtyhen për nesër bisedimet Ukrainë-Rusi, të dërguarit e Putin mbërrijnë sonte në Bjellorusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, ndërkohë që delegacioni ukrainas pritet të mbërrijë në orët e para të së enjtes. Bisedimet do të zhvillohen të enjten herët në mëngjes, sipas orëve lokale.

Vladimir Medinsky që drejton delegacioni rus thotë se shërbimet speciale bjelloruse do të kujdesen për sigurinë në Bjellorusi, ndërsa ushtria ruse ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e delegacionit ukrainas. Ai falënderoi Bjellorusinë për pritjen e dy delegacioneve.

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë raundit të parë, sipas agjencia shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë zhvillim pozitiv.



2 Comments

  1. Ky krieleshministri është më i gëzuar që Serbia votoi pro rezolutës sepse kështu vëllai i tij Vuçiç do kishte mbetur i izoluar në Ballkan e Europë. Nuk thotë gjë që Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *