• |
ide | kryesore

Kim Kardashian, e lumtur pas ndarjes nga Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian po pret me padurim që të lërë pas procedurat e saj të divorcit me Kanye West.

Pas seancës së ish-çiftit të martën, një burim ka treguar  për PEOPLE se Kardashian është e lumtur që gjykatësi e pranoi kërkesën e saj për t’u shpallur ligjërisht beqare.“Kim e ka konsideruar veten beqare për një kohë. Ajo ndihet e lehtësuar që është zyrtare. Ajo nuk po shikon prapa dhe dëshiron që gjithçka rreth divorcit të jetë përfundimtar.Është në një vend shumë të lumtur tani.Iu deshën muaj të tërë për të arritur në këtë pikë. Ajo ndihet mirë me jetën”, u shpreh burimi.

Më herët të martën, PEOPLE konfirmoi se një gjykatës pranoi kërkesën e saj për t’u shpallur ligjërisht beqare. Ajo u shfaq përmes video-konferencës për seancën dëgjimore, ndërsa West nuk mori pjesë. Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2012 dhe u martuan në maj 2014. Martesa e tyre fillimisht ra në krizë në 2020 pasi reperi hodhi kanditaturën për president të ShBA dhe zbuloi detaje rreth familjes dhe martesës së tij në rrjetet sociale.Në atë kohë, themeluesja e ‘Skims’ adresoi diagnozën e tij të çrregullimit bipolar në një deklaratë publike, duke kërkuar nga fansat “dhembshuri” dhe duke pranuar situatën e tyre “të komplikuar dhe të dhimbshme”. Por në shkurt 2021, Kardashian bëri kërkesë për divorc pas gati shtatë vitesh martesë./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *