• |
ide | kryesore

Pushtimi rus, banorët në Odesa nisin të fortifikojnë qytetin në ndihmë të ushtrisë ukrainase

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Odessa, qytet në brigjet e Detit të Zi dhe në jug të Ukrainës, po përgatitet për luftë me rusët.

Banorët kanë dalë vetë dhe po fortifikojnë qytetin, duke mbushur thasë me rërë, në ndihmë të ushtrisë ukrainase. Odessa është qyteti i treti më i madh në Ukrainë dhe një destinacion turistik.

Banorët janë të shqetësuar për një zbarkim të Rusisë nga deti, raporton CNN, kjo edhe për faktin se një anije estoneze u mbyt në portin e qytetit të enjten.

Anija u godit nga artileria ruse, sipas llogarisë zyrtare në Twitter të parlamentit ukrainas.

“Ne do të mbrojmë qytetin dhe vendin tonë, me siguri”, tha një banor i zonës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *