• |
ide | kryesore

EMRAT/ Këta janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi 15 minuta pas mesnatës në aksin Fushë Krujë – Milot ku kanë humbur jetën 4 persona. 2 automjete janë përplasur me njëra – tjetrën në rrethana ende të paqarta. Nga përplasja kanë ndërruar jetë 2 shoferët dhe 2 pasagjerë.

Sipas policisë janë përplasur automjetet me Alfred Dika, 39 vjeç me një automjet me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç, të cilët janë humbur jetën.

Kanë ndërruar jetë edhe Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj, 16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

E plagosur ka mbetur R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Aartan Alushi, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *