• |
ide | kryesore

Nuk nis votimi në 4 qendra në Vorë, mungojnë komisionerët e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



4 qendra votimi për bashkinë e Vorës nuk kanë nisur ende punën.

Sipas asaj që raportohet nga terreni mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike.

Në këtë bashki ka pasur probleme me komisionerët duke bërë që KQZ të mblidhet rreth orës 1 pas mesnate për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

Nëse nuk do të ketë nisje të procesit pritet të ketë një tjetër mbledhje të KQZ.

Kujtojmë që në këtë bashki, votimi dhe numërimi do të jenë elektronik. Aty garojnë Blerim Shera nga PS, Ymer Marku nga PD dhe Lulzim Vrana nga “Shtëpia e Lirisë”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Basha edhe pse mori mbeshtetje logjistike te rende per te ruajtur karrigen e seline, sot ka hall tjeter, pasi nuk ka mbeshtetje ne baze.

    Deputeti i tij qe duhej te ndiqte Dibren shkoi ne Paris dhe po e ndjek online, ketu ne Vore nuk paska komisionere se ata qe kish ne Tirane i nisi ne rrethe te tjera.

    Por “i vetem trim ne lufte” do te dale me deklarata sulmi sot neper televizione.

    Rama qendron si larg, pasi maxhoranca e ka strategjine zgjedhore ” nen rrogoz”, diku me faljen e pageses se energjise elektrike per familjet ne nevoje, diku me futjen ne listen e mbeshtetjes sociale per papunesine, diku me para te thata apo shantazh nga patronazhistet…

    Nuk ka rruge tjeter dhe duhet mirekuptuar, pasi as Rama e as Basha nuk i donin keto zgjedhje, por qene “bingo” per qytetaret per shkak te ligjit te dekriminalizimit, i cili u hoqi karrigen e bashkise 6 te perzgjedhurve te Rames ne krye te tenderave.

    Ndaj sot beteja eshte e qytetareve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *