• |
ide | kryesore

Kanye West një përgjigje për ata që mendojnë se po kërcënon Pete Davidson

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur, Kanye West kohët e fundit mori reagime masive në internet për videoklipin e tij të ri.

Reperi ka arritur të ndërtojë një skenë me anë të animacioneve, ku në të duket Kanye i cili po rrëmben dhe varros të dashurin aktual të Kim Kardashian, Pete. Videoja u cilësua shqetësuese nga shumë përdorues të rrjetit.

Së fundmi Kanye ka postuar në llogarinë e tij të “Instagrami”-it dhe ka reaguar ndaj gjithë polemikave që shkaktoi videoklipi i tij, teksa u përpoq të shpjegonte se nuk kishte qëllime të këqija.

West shkruajti në postimin e tij:

“Arti është terapi ashtu si kjo pamje. Arti mbrohet si liria e fjalës. Arti frymëzon dhe thjeshton botën. Arti nuk është një përfaqësues për asnjë sëmundje apo dëm. Sugjerimi ndryshe për artin tim është i rremë dhe i qëllimshëm.“

Pete Davidson nga ana tjetër, e kishte menduar për videon e reperit se ishte qesharake dhe nuk e mori aq seriozisht.

Por duket se të afërmit e tij e panë të arsyeshme të shfrytëzonin rastin për të mbrojtur personalitetin e tij në publik, pasi regjisori James Gunn postoi një shënim të ëmbël për të në “Twitter”.

Regjisori i “Suicide Squad”, i cili ka punuar me Pete në film, e quajti humoristin një nga djemtë më të këndshëm dhe më të ëmbël dhe kjo deklaratë e tij mori një pëlqim edhe nga e dashura e Davidson, Kim Kardashian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *