• |
ide | kryesore

KQZ publikon rezultatet e fundit të numërimit/ PS drejt fitores në 5 bashki, Bardh Spahia kryeson në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të hënë, 7 marsi, vijon ende numërimi i votave të zgjedhjeve të pjesshme lokale të mbajtuara në 6 bashki ditën e djeshme. Duke qenë se Partia Socialiste ka marrë dy fitore: në Vorë me kandidatin Blerim Shera dhe në Rrogozhinë me Edison Memollën; numërimi vijon në 4 bashki: Lushnje, Dibër, Durrës e Shkodër. PS udhëheq në tre nga katër bashkitë e mbetura, përveçse në Shkodër ku duket se po shkon drejt fitores kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia.

Shkodra duket se ka zgjedhur t’i besojë sërish të djathtëve. Kur janë numëruar më shumë se 60% e kutive, kryesinë e ka Spahia me 43%, i ndjekur nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 39.7%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka 16.6%.

Në Lushnje, socialistët duket se do rikonfirmohen në krye të bashkisë. Teksa numërimit të votave po u vjen fundi, kandidatja e PS-së Eriselda Sefa ka 57.9 përqind të votive. Dy kandidatët e tjerë ndjekin me rezultatin: Elton Bano i ‘Shtëpisë së Lirisë’ 32.4% dhe Indrit Sefa i PD 11.26%.

Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 61 kutive nga 101 gjithsej. Edhe këtu kandidati i Partisë Socialiste kryeson me më shumë se 62% ose 9,868 vota. I dyti renditet kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ me 19.4% ose 3,006 vota.

Në bashkinë Durrës janë numëruar 164 kuti  nga 337 qendra votimi gjithsej. Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 58% ose 18.822 vota. Ardian Muka i ‘Shtëpisë së Lirisë’ renditet i dytë me 9171 vota ose 28% të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 4.496 vota ose rreth 14%.

Vihet re se në këto zgjedhje kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ të ish-kryeministrit Berisha kanë siguruar ndjeshëm më shumë vota se përfaqësuesit e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.



1 Comment

  1. Vazhdojne votojne durrsaket idiote partine bordello socialiste qe vetem me betonizimin qe i ka bere Durresit me xhuxhin Dako, ka bere nje krim qe nuk shpaguhet dot.

    Ka shkaterruar nje prej zonave me te medha arkeologjike ne Europe.

    Sa per punesim ne Durres, niveli eshte afer 0.

    Nuk po them qe jane zgjidhje kandidatet e Partise demokratike, por dreqi e mori vetem per inat te mos votonin kete parti anti Shqiptaresh.

    Kane 9 vite ne pushtet dhe 16 vite ne krye te Durresit .

    Cfare mund te presesh me prej ketyre qe keta i votojne????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *