• |
ide | kryesore

Plas sërish brenda PD, deputetët e tij i kërkojnë Bashës të largohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar ku kanë shpërthyer kritikat ndaj kryetarit Lulzim Basha. Pas Grida Dumës dhe Ervin Salianjit që folën publikisht janë shtuar zëra të tjerë që kanë kërkuar largimin e Bashës.

Lapsi.al mëson se në fillim të mbledhjes së rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë larg pritshmërive dhe se nuk ka humbur gara, por ia kanë vjedhur. Kanë ndërhyrë deputetët Ferdinand Xhaferi, Helidon Bushati që i kanë kërkuar Bashës të largohet.

DEBATET NE PD

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ferdinand Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me më eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD-në, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.

Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë. I kanë vjedhur.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje? Ke pergjegjesi ti dhe ne. Nuk na beson me asnje keshtu

Ilda Dhori: Të hapen zgjedhjet në parti.

Helidon Bushati: Duhet zgjedhje përtej egove tona. Duhet të ikësh. Kryetar, është koha për lëvizje në parti. Kur them lëvizje nënkuptoj ndryshime të rëndësishme përtej egove tona. /LAPSI.al



1 Comment

  1. “Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë. I kanë vjedhur.”

    — Dëgjuam krisma! … Kush foli? Edhe nëse ka pasur krisma në kohë zgjedhjesh jemi….hahaha.

    O Luli je i fortë, rri mos ik se na kënaqe… Kapeni hajdutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *