• |
ide | kryesore

Nafta 230 lekë litri/ Transporti publik ‘përgjysmon’ numrin, paralajmërohet dyfishimi i çmimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të martë kaosi ka përfshirë kryeqytetin në shumë stacione urbanësh, pasi transporti publik ka vendosur të përgjysmojë autobusat që qarkullojnë. Shoqata e transportit urban ka njoftuar se sot nuk është në funksion të plotë prej rritjes së çmimit të naftës.Po ashtu kjo shoqatë ka paraljmëruar rritjen e çmimit të biletës së transportit urban për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve. Dashnor Mema, kreu i Shoqatës tha se sipas llogaritjeve të ekspertëve çmimi i biletës është llogaritur për 80 lekë bileta.

“Siç e shohim stacionet janë plot me njerëz sepse nafta dje na erdhi njoftimi që në pikat e furnizimit do jetë 220 lekë për litër me shumicë. Natyrisht kjo ishte e frikshme sepse asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar që të vazhdojë operimin me kapacitet të plotë, por ndërkohë edhe t’i shërbejë qytetarëve. Nëse do vazhdojmë me këtë situata kapitullimi i transportit do jetë për 3-4 ditë maksimalisht. Ne jemi të varur nga rritja e çmimit të naftës dhe duke pasur një heshtje totale nga instancat ne konkretizuam pikat konkrete se çfarë na duhet që të shpëtojmë nga kjo situatë e vështirë ekonomike. Ajo që u vendos të kërkohet më parë dhe që është më emergjentja është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do jepte nëj mundësi që të kishim transport në Republikën e Shqipërisë.  Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë në 80 lekë për biletë njëpërdorimshme”, tha kreu i shoqatës Dashnor Mema.



1 Comment

  1. Pse e quani “publik” kete kartel privat autobusash qe operon ne Tirane? Nuk eshte publik. Eshte aktivitet privat, me miratimin dhe bashkepunimin e institucioneve “publike” si Bashkia dhe qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *