• |
ide | kryesore

Universal Music Group pezullon të gjitha veprimtaritë në Rusi

-Instant, F1, Stil



Universal Music Group ka pezulluar të gjitha veprimtaritë e saj në Rusi.

“Në fuqi menjëherë, ne po pezullojmë të gjitha veprimtaritë në Rusi dhe po mbyllim zyrat tona atje. Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne po u përmbahemi sanksioneve ndërkombëtare dhe, së bashku me punonjësit dhe artistët tanë, kemi punuar me grupe nga një sërë vendesh (përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Poloninë, Sllovakinë, Gjermaninë, Republikën Çeke dhe Hungarinë) për të mbështetur përpjekjet e ndihmave humanitare për të sjellë ndihmë urgjente për refugjatët në rajon”, u shpreh kompania në një deklaratë për ‘Variety’.

Një burim ka treguar për revistën se punonjësit e kompanisë do të vazhdojnë të marrin pagat e tyre për një kohë të papërcaktuar.Të tre shtëpitë diskografike – Universal, Sony dhe Warner – kanë kompani dhe veprimtari në Rusi. Edhe pse përfaqësuesit e Sony dhe Warner nuk kanë dhënë menjëherë një koment, burimet thonë se të dyja kompanitë ka të ngjarë të shpallin vendimet për statusin e tyre në vend brenda 24-48 orëve. Të treja kompanitë kanë bërë donacione për përpjekjet e ndihmës në Ukrainë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *