• |
ide | kryesore

Lavrov përmend sërish Kosovën: Kur shpallën pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë konferencës për shtyp pas takimit me homologun e tij ukrainas në Antalia, ka përmendur edhe pavarësinë e Kosovës.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti. Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga Perëndimi”, tha Lavrov.

Edhe më parë Lavrov e Putin kanë thënë se mercenarë shqiptarë janë në luftën e Ukrainës. Këto akuza janë mohuar kategorikisht nga qeveria shqiptare. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po Kosova me konsensus te Rusise qe ne administrim nderkombetar per pothuajse nje dekakade para se te shpallte pavaresine. Ishte viktime e nje spastrimi etnik gje qe direkt apo indirekt u pranua edhe nga Rusia me miratimin e rezolutes se Keshillit te Sigurimit. Procesi i pavaresise dhe vete kushtetuta e saj ishte projekt nderkombetar i dizenjuar per te ofruar garanci maksimale per pakicat. Kosova nuk u pavaresua as brenda dites e as cobance si bete ju me Luhansk-un dhe Donetsk-un. Luhansku dhe Donjetsku as nuk interesohen per subjektivitet nderkombetar pasi sic e tha dhe lapsusi i shefit rus te sherbimeve sekrete eshte ndare thjesht per t’ju bashkuar Rusise, ndserkohe qe Kosoves as nuk i lejohet te bashkohet me Shqiperine. Kjo eshte nje loje qe i ka dale boja tashme.

  2. Pikerisht o skit i evouluar! Kosova dje eshte si Ukraina sot! Ne Donbas NUK po behet genocid si ne Kosove dikur!
    Perkundrazi genocidin po e beni ju o mbetje te njerezimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *