• |
ide | kryesore

Mourinho një hap më pranë finales së Tiranës: Feyenoord spektakël në Beograd

-Instant, F1, Sport, Video



Jose Mourinho ka hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në cerekfinale të Conference League, me fitoren në Hollandë kundër Vitesse 0-1. Roma ka krijuar stabilitet në këtë turne dhe në Olimpico, pavarësisht se është një ndeshje e hapur, do ta ketë më të lehtë. PAOK triumfon në shtëpi minimalisht kundër Gent, ndërsa Feyenoord e Slavia Prage pothuaj e kanë hipotekuar kualifikimin.

Në prag të sfidës Vitesse-Roma kishte dy objektiva për skuadrën e Mourinhos: të fitonte dhe të mos kthehej në shtëpi me lojtarë të dëmtuar, duke pasur parasysh gjendjen shumë të keqe të terrenit në stadiumin Gelredome në Arnhem. Të dy u arritën: askush nuk u dëmtua dhe Roma fitoi 1-0 (suksesi i tretë radhazi) falë golit të Sergio Oliveiras në fund të pjesës së parë, që më pas u përjashtua me karton të kuq një çerek ore nga fundi. Të besuarit e Mourinhos, bëjnë të tyren ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Konferencës dhe hipotekojnë kalimin për në cerekfinale edhe pse në kthim, pas një jave në Olimpico, asgjë nuk duhet të merret si e mirëqenë (e, përveç Oliveiras, do të mungojë edhe Mancini, i skualifikuar).

Në Greqi, Kurtic në minutën e 58 vendosi fitoren e PAOK kundër Gent, rezultat që lë të hapur të gjithë skenarët për kthimin në Belgjikë. Turpërohet në Beograd Partizani, që pëson një 2-5 aspak premtuese, në këndvështrimin e kthimit, përballë Feyenoord. Dy herë në avantazh me Natcho (13′) e Jovic (46′), serbët u rikuperuan nga golat e Toornstra (20′), Dessers (52′), përpara se në 13 minuta frenezi të shënonte edhe tre herë të tjera me Geertruida (64′), Sinisterra (71′) e Toornstran që kompleoi dygolëshin personal në të 77. Kthimi do të jetë praktikisht një formalitet, ashtu si me shumë mundësi edhe për Slavian e Pragës, që triumfoi 4-1 ndaj LASK.

Europa Conference League Round of 16
PAOK FC 1-0 Gent
Partizan Beograd 2-5 Feyenoord
Slavia Prague 4-1 LASK
Vitesse 0-1 Roma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *