• |
ide | kryesore

Operacioni SPAK, pranga edhe për dy punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një hetim 3 vjeçar ka provuar veprimtarinë e kundraligjshme të 5 grupeve të strukturuara kriminale duke çuar në pranga 42 persona në 4 qytete të Shqipërisë – Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë

SPAK në një njoftim për median thotë se janë evidentuar 13 (trembëdhjetë) episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotike si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, gjatë periudhës mars – nëntor 2020.

Në pranga sot (10 mars 2022) kanë rënë dhe dy punonjës policie, njëri në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe tjetri në në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër.

Të arrestuar janë Fejzo Meçaj dhe Adriatik Logli.

”Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, informoi sot SPAK.

Ndaj tyre Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte marrë më 8 mars 2022 masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Dosja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime proaktive në kuadër të procedimit penal nr.130 të vitit 2019.

“Në këtë procedim penal janë hetuar shumë episode dhe një numër i madh personash të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikeve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”

Për 42 persona është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”

1 person është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”

1 person është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”



1 Comment

  1. Polici Fejzo Mecaj ka 20 vjet qe e ka shperdoruar detyren ! Por jo vetem ai 80% e policave barkedera e kane shperdoruar detyren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *