• |
ide | kryesore

Alec Baldwin: Po më akuzojnë për vrasjen e kineastes ngaqë jam i pasur

-Instant, Paparazzi, Slider



Alec Baldwin ka deklaruar së fundmi se njerëzit e gabuar po akuzohen në padi në lidhje me vdekjen e kineastes Halyna Hutchins në setin e filmit Rust.

Duke folur të shtunën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Boulder, Baldwin i tha moderatorit Rod Bostwick se “njerëzit të cilët kanë para” janë vënë në shënjestër, në vend të atyre që ishin neglizhues në incident.”Ajo që ju keni është një grup i caktuar njerëzish, palë ndërgjyqëse dhe çfarëdo qoftë, nga cilado anë, qëndrimi i të cilëve është, ‘Epo, njerëzit që mund të duken neglizhentë nuk kanë para dhe njerëzit që kanë para nuk janë neglizhentë,” u shpreh ai.Baldwin po xhironte një skenë me armë ku padashje qëlloi Hutchins e cila ndërroi jetë nga plagët e marra dhe plagosi regjisorin e filmit, Joel Souza.. Familja e kineastes ka ngritur një padi duke përmendur emrin e Alec, kompanitë e prodhimit të filmit, producentët e tij dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit si fajtor për ngjarjen e ndodhur. Të paktën dy nga anëtarët e ekuipazhit të filmit kanë paditur gjithashtu aktorin dhe figura të tjera të prodhimit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *