• |
ide | kryesore

Pas 5 orësh diskutime BE i thonë ‘po’ integrimit të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Pas më shumë se shumë 5 orësh diskutimesh udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë thënë i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda shkruan në Twitter se tashmë i takon popullit ukrainas dhe BE që ta realizojnë këtë sa më shpejtë.

“Një natë historike në Versajë. Pas pesë orësh diskutimesh të nxehta, liderët e BE-së i thanë po eurointegrimit ukrainas. Procesi filloi. Tani na takon neve dhe ukrainasve ta realizojmë shpejt. Kombi heroik ukrainas meriton të dijë se ata janë të mirëpritur në BE”, shkruan në twitter presidenti i Lituanisë.

Liderët e BE-së u mblodhën në Versajë për një samit për të diskutuar forcimin e mbrojtjes evropiane dhe reduktimin e varësisë nga gazi, nafta dhe qymyri rus. Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti luftën e Rusisë kundër Ukrainës temën kryesore të samitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *