• |
ide | kryesore

E kapën rusët/ Zelensky: Kryetari i Melitopolit është gjallë, po e torturojnë

-Instant, Lajme, Planet



“Kryebashkiaku i Melitopol është gjallë, por po e torturojnë për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë”, ka qenë deklarata e fortë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.  Zelensky u shpreh se kishte informata për gjendjen e kryebashkiakut gjatë një takimi me shtypin e huaj.

Ndërkohë sot në Melitopol, një nga qytetet e pushtuara nga rusët, mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar dhe kërkuar lirimin e kryebashkiakut. Autoritetet ukrainase pretendojnë se kreu i bashkisë Ivan Fedorov u rrëmbye dhe u mor me kokën e mbuluar me një qese plastike, në një vend të panjohur, bazuar në disa imazhe të një kamere sigurie që duket se tregojnë skenën në të cilën kryebashkiaku po merret nga një dhjetëra ushtarë rusë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *