• |
ide | kryesore

Gafa e Donnarummas, Mihajlovic sulmon kritikët: “PSG zgjedhje e gabuar, por jeni shumë të këqinj”

-Instant, Sport



Sinisa Mihajlovic është pozicionuar në mbrojtje të portierit italian të PSG, Gianluigi Donnarumma, i cili përfundoi në qendër të ciklonit për gabimin e bërë që i lejoi barazimin 1-1 Real Madrid dhe ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, që u mbyll me eliminimin e bujshëm të francezëve.

“Faull i Benzema? Nuk e di, janë ato situata gri që duhet të interpretohen nga arbitri. Ju jeni shumë të këqinj me Donnarumman, si francezët ashtu edhe italianët – tha trajneri serb që e bëri të debutojë portierin në Serie A në kohët e Milanit -. E bëni që ta paguajë për gjithçka, ai nuk bëri zgjedhjen e duhur, edhe unë fola me të dhe e këshillova të qëndronte, por ai zgjodhi kështu. Nëse nuk do të ishte Donnaruma, Italia nuk do ta kishte fituar Evropian, ai ishte protagonist. Ai është një djalë i mirë gjithsesi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *