• |
ide | kryesore

Mardhënia mes Zoë Kravitz dhe Channing Tatum çdo ditë e më serioze

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjërat mes Zoë Kravitz dhe Channing Tatum po bëhen gjithnjë e më shumë serioze. Një burim për Page Six tha se aktorja u ka thënë miqve të ngushtë se ajo po mendon për të ardhmen përkrah Tatum.

“Gjërat po shkojnë mirë me Channing dhe ajo është jashtëzakonisht e lumtur,” thotë një burim. “Ajo është në një pikë të mirë sa i përket karrierës dhe ai ka një eksperiencë si baba.”

Burimi thotë se Kravitz u ka besuar njerëzve të afërt se “nuk do ta kishte problem të kishte një fëmijë”. Megjithatë, ajo tha vitin e kaluar se ajo i konsideron fyese pyetjet rreth kësaj teme.

“Shumë njerëz bëjnë pyetjen: “Kur do të kesh një fëmijë?” dhe unë me të vërtetë ofendohem nga njerëzit që supozojnë se kjo është diçka që duhet ta bëj sepse shoqëria thotë kështu,” -tha Zoë në podkastin Armchair Expert. “Për momentin, sigurisht që nuk jam në një moment që ta bëj këtë, jo vetëm për shkak të punës, por nuk e di, më pëlqen koha ime e lirë.”

Kravitz dhe Tatum u panë për herë të parë bashkë në NYC në gusht. Ajo ka qenë e martuar më parë me Karl Glusman, ndërsa ai me aktoren Jenna Dewan, me të cilën ka një fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *