• |
ide | kryesore

Mbyllet protesta, shfaqet Rama, njofton dalje në ERTV në orën 15:00

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama pritet të dalë në orën 15:00 para shqiptarëve për të dhënë detaje në lidhje me paketën e ndihmës pas shtrenjtimit të çmimeve. Më herët, kryeministri tha se e kishin gati këtë paketë. 

Mëherët Edi Rama ka publikuar Aktin Normativ të miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Përmbajtja e tij si më poshtë:

Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave, miratoi Aktin Normativ
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.
Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.

Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjeherë Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ vendosi:

1. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.

2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.



5 Comments

  1. Po u talle dhe ja fute popullit përditë, do të plasi një ditë në fytyrë. I mjeri ti për trutë që ke!!… Po vazhdo ja kështu, mos ndrysho, vazhdoni t’a q-ni këtë popull pa pushim derisa gjithçka t’ju dali për hundësh.

    *Po me kovidin çfar ndodhi Edi, u zhduk??!! 🙂

    1. Ramaudin, popullariteti yt ka rene me poshte se poturet e ty. Aftesia per te genjyer eshte nen nivelin zero. Besim tek ti ka vetem ajo shkodranja qe e pa veten ministre dhe qe nuk ia ka idene e qeverisjes. Edhe Spiropali megjithese ka kapacitet intelektual shume te reduktuar, nuk te del me ne mbrojtje. Cfare do qe te thuash, njerezit nuk te besojne me. Keshtu do beje mire te ikje sa je ne kohe qe te mos te rrezojne si bustin e idhullit tend para 31 vitesh. Ai u rrezua si bust dhe iu pre koka bustit, ti mund te perfundosh ne ndonje burg per pjesen e mbetur te jetes tende mjerane. Ik me te mire sa je ne kohe se perndryshe nuk dihet si marrin gjerat. Kujto cfare i ndodhi Salit ne 1997 dhe mos i co gjerat aty ku nuk mbajne me…

  2. U keput ne b**. Cmimi ngrihet ne bursen e ulet tre muaj pasi bursa ka rene. Nafta qe shitet tani eshte blere ne nentor me cmimet e nentorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *