• |
ide | kryesore

Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë

-Instant, 2, Ide
Ben-Blushi-1.jpg



Sa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot dhe asnjë përgjigje për nesër.

Cfarë ndodh nesër?
Cfarë ndodh nëse humb Rusia?
Po nëse fiton Ukraina?
Cfarë ndodh kur lufta të përfundojë?
A do jete bota njëlloj?

A do kthehet lufta në një perpetum, pra nga një luftë, shkojmë në një tjetër dhe nga aty në një tjetër dhe prapë në një tjetër ?
Apo, pas kësaj lufte, do mbizoterojë një paqe e gjatë në të cilën, vendet e mëdha vendosin që vendet e vogla duhet të binden dhe kur nuk binden, nuk mund të rezistojnë, sepse askush nuk i mbron sic po ndodh në Ukrainë?

Pervec rendit ndërkombëtar, a do ndryshojnë dhe rendet kombëtare?

Pra nëse do ndryshojnë kufinjtë si ne Ukrainë, a do ndryshojë edhe kapitalizmi bashkë me demokracinë si rend, duke u shndërruar në diçka tjetër që nuk e kemi njohur?

Shumica prej nesh, kanë jetuar në një botë përgjithësisht të rregullt, deri sa ndodhi Ukraina. Rregull do të thotë, që kufinjtë nuk ndryshohen me dhunë dhe se popujt vendosin, çfarë sistemi do të ndjekin, kapitalist, komunist apo hibrid.

Sot kemi dy Kore dhe dy sisteme. Nëse një ditë ato bashkohen, njëri nga dy sistemet do bjerë. Deri dje, do vija bast se në çdo rast, Koreja kapitaliste do triumfonte mbi Korenë komuniste. Por sot, apo më saktë nesër, nëse Kina dhe Rusia përmbysin balancën e rendit ndërkombëtar, nuk vë më bast për Korenë e Jugut. Ky kalë nuk e ka të sigurt fitoren në hipodromin e Azise.

Njëlloj si dy Koretë, është bota sot. Mund të shkojë edhe andej edhe këndej.

Ne jemi rritur me besimin se, Perëndimi gjithmonë fiton, sepse është në anën e duhur të historisë, sepse ka demokraci, prandaj ka fuqi, ka para, ka shpikje, ka ushtritë më të përgatitura dhe armët më të forta.

Po pse Gjermania e Hitlerit a nuk ishte Perendim? A nuk kishte aty demokraci, zgjedhje, shtyp të lirë dhe prandaj shumë shpikje dhe zhvillim?
A nuk e solli zhvillimi nazizmin dhe dhunën e Gjermanisë ndaj botës?
Historia e Gjermanisë naziste ka treguar se e drejta nuk është gjithmonë në Perëndim dhe se demokracia nuk pengon dot gjithmonë dhunën dhe luftën e popujve, me popujt e tjerë.

Prandaj pyetja si mbrohet Perëndimi nga vetë Perëndimi mbetet ende një pikëpyetje. A është demokracia e Perëndimit e pakthyeshme? A na mbron ajo nga vetë Perëndimi?

Historia nuk na ndihmon të parashikojmë çfarë ndodh pas Ukrainës.Ne po shohim cfarë po ndodh në Lindje, por nuk e dimë ende se çfarë mund të ndodhë në Perëndim,aty ku jemi dhe ne. Dhe kush lexon të djeshmen natyrisht është pesimist për të ardhmen.

Një nga përfundimet e luftës në Ukrainë mund të jetë një botë e ndarë mes të mëdhenjve. Një botë me perde.Ku të mëdhenjtë merren vesh për tu bërë më të mëdhenj dhe të vegjëlit pranojnë fatin që iu është caktuar nga të parët.

Këtë lloj bote e kemi parë.

Kështu u ndanë gjithë vendet e Evropës në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Të mëdhenjtë hodhën një perde mbi hartë. Gjermania u fut përgjysëm në perde.Austriakët dolën. Cekët u futen. Ne hymë, grekët dolën.
Ne jetuam shumë keq për 50 vjet nën perde, por bota jetoi shumë mirë.
Nuk pati pothuajse asnjë luftë. Jetëgjatësia u rrit dhe njeriu shkoi në Hënë.

Por edhe nëse rehatohesh brenda perdes që të caktojnë dhe ne jetojmë me shpresë se këtë rradhë jemi nën perden e duhur, sërish pyetjet nuk mbarojnë.

Nëse sic pritet, Rusia do jetojë në izolim dhe sanksione, pavaresisht nga rezutati i luftës, sa do na kushtojë jeta e përditshme dhe mbrojtja nga rusët dhe armët e tyre nukleare.

Ku do ti gjejmë burimet e energjisë elektrike, gazin, drurin, qymyrin, karburantet.

Po grurin, miellin,hekurin sterilzantët për bujqësinë, aluminin, platinin dhe bakrin.

Të gjitha këto lëndë të para natyrisht do duhet ti blejmë diku tjetër, por nëse do ti gjejmë në masën që na duhen, në çdo rast do ti blejmë disa herë më shtrenjtë.

Mjafton vetëm të lexosh në mënyrë ekonomike pasojat e kësaj lufte, për të kuptuar se jeta jonë do ndryshojë rrënjësisht.

Nuk e di a do jemi më të lirë në fund të luftës, por sigurisht që do jemi shumë më të varfër dhe mund të jetojmë shumë vjet në krizë ekonomike që mund të shoqërohet me luftëra të reja për tregje. Për gaz, për naftë, për ushqim.

Pushtohesh se ke gaz për të mbushur sobat.Pushtohesh se ke litium që ju duhet celularëve të botës. Pushtohesh se ke fusha për të mbjellë drithëra. Pushtohesh se ke shumë ujë. Pushtohesh se ke plazh. Pushtohesh pra për dicka, që dikujt tjetër i duhet.

Por nëse ke fat dhe nuk pushtohesh, sërish nuk mbaron këtu.

Rënia ekonomike mund të çojë në ndryshime qeverish në shumë vende apo në një tendencë për anarshi. Forca ende te panjohura politike, radikale mund të lindin për te marrë pushtetin. Nuk do jenë të majtë apo të djathtë si ata që njohim.

Mund të jenë ekstremistë,njerëz që besojnë se liberalizmi ka qenë një shkatërrim, mund të jenë prorusë putinistë, mund të jenë sovranistë trumpistë dhe natyrisht do jenë nacionalistë. Kundër të vegjëlve dhe kundër të huajve.

Ndoshta edhe kundër të pasurve. Siç po ndodh sot në Evropë me oligarkët rusë. Histeria e moralshme për tu marrë pronat është kthyer në garë mes shteteve. Shtetet kanë dalë në det të hapur dhe po ndjekin jahtet.
Por ky ushtrim nuk dihet ku çon. Gjysma e Evropës, përfshi edhe ne, e ka parë këtë gjë, 70 vjet më parë, kur njerëzve ju morrën pronat dhe pasuritë në emër të barazisë.

Kush na garanton që kjo nuk ndodh sërish?

Nëse dje sekuestroheshe se je hebre, sot zhvishesh nga pasuritë se je rus, nesër mund të të merret prona se je francez,apo se ke votuar kundër Brexit, apo se ke furnizuar me pastë dhëmbesh ushtritë e NATOs.

Ka shumë gjasa që këto të mos ndodhin më kurrë, në formën që i kemi parë, por në Evropë, kurrë mos thuaj kurrë.

Këtu nazizmi dhe komunizmi përgjojnë pas dere. Evropa fle me këto dy skelete në dollap. I pari ushqen luften, i dyti lind nga lufta.

Lufta e fundit në Evropë vrau 100 milion njerëz. Komunizmi robëroi më shumë se 2 miliardë.

Lufta e Dytë Botërore përhapi komunizmin dhe një mbeturinë e komunizmit sovjetik sot po shkon në luftë në Ukrainë.

A do ishte Shqipëria një vend komunist nëse nuk do ishim pushtuar nga Gjermania naziste?
Unë mendoj se jo. Me shumë gjasë, do ishim një vend i varfër, por normal, ku prona nuk merrej nga shteti dhe ku mund të votoje kundër qeverië, siç edhe kishte ndodhur këtu, para Luftës së Dytë.

Fatkeqësisht ne kemi qenë dy herë, nën perden e gabuar. Dëmin më të madh në histori, pas turqve, na e kane bërë gjermanët. Kush mund ta mendonte këtë para 100 vitesh? Por kush na garanton se Gjermania nuk kthehet aty ku ishte dhe nga nevoja për tregje dhe lëndë të para, nuk e ndan gjysmen e Evropës me Rusinë?

Gjermania po armatoset, duke shkelur traktatin e Versajes 1919, që e kufizon ushtrinë e saj deri në 100 mije njerez dhe me një numër të limituar luftanijesh dhe flote ajrore. Një javë më parë, ajo vendosi të shpenzojë 100 miliard euro për tu armatosur, një shumë e barabartë me buxhetet e të gjithë vendeve te Ballkanit të marra bashkë, përfshi edhe Greqinë.

Duket sikur të gjithë po marrin armët dhe po shkojnë në takimin e pasdites në klubin Europa.

Çfarë ndodh me Bashkimin Evropian nëse, sovranistët dhe nacionalisët fitojë në disa vende, si pasojë e krizës ekonomike,rritjes së çmimeve dhe anarshisë sociale?

Nëse, Bashkimi Evropian shpërbëhet, kush na mbron ne nga aveturierët, nga anarshistët, nga radikalët e rrugës,nga injorantët, nga pucistët, nga juntat, nga të deshpëruarit, nga barazitistët e uritur, nga kanibalët e kapitalizmit apo nga ç’rregullime patollogjike që i kemi provuar?

Askush nuk na mbrojti nga komunizmi për 50 vjet. Evropa na braktisi. Rusia na braktisi. Kina na braktisi. Amerika as u morr me ne. Na lanë nën meshirën e një njeriu që rendin e tij, e quante diktatura e proletariatit.

Po sot kush na mbron ne?
Kush i mbron popujt e vegjel?

Ne dekadat e fundit demokracia krijoi bindjen, bashke me iluzionin, se te vegjelit mund te jene te barabarte me te medhenjte duke u ulur ne tavolinat e tyre dhe duke marre dhe te drejten e vetos, sic ndodh ne Bashkimin Evropian. Nese do kerkonte te antaresohej ne BE,nje vendi me 140 milion banore si Rusia do i duhej patjeter vota e nje vendi me 1.4 milion banore, si Estonia. Ky ka qene rregulli deri para Ukraines, se pas saj nuk dihet me cfare ndodh. Rusia mund te shkoje ne takimin e klubit Europa me nje bombe nukleare ne xhep dhe Estonia, bashke me gjithe te tjeret, do ngrene duart per te votuar.

Viktima e pare e luftës në Ukrainë është besimi ynë demode, se demokracia të mbron jo vetem nga vetja, por edhe nga të tjerët.

Kjo nuk është më e vertetë.

E megjithatë demokracia, mbetet e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga vetja, që në rastin e Shqipërisë, është armiku ynë më i madh.

MARRE NGA FACEBOOK I AUTORIT BEN BLUSHI



36 Comments

  1. Blusho, trego ca sinqeritet e fol per vehte – A do te ndryshoje gje ajo pagesa jote 20 milioneshe ne muaj aty tek Top-Kanali nga kjo lufte?

    1. blushi ska qene noi here pa mend e pa llogjike, thjesht ka qene i blere .

      tani eshte i blere perseri

      sa per situaten,

      dihet qe kete lufte e beri amerika, kukulla e tij eshte komediani zelenski,

      kemi kukullen tjeter llukashenkon te putinit

      problemi nuk eshte tek kukullat por tek ata qe terheqin fijet e luftes

      me mire amerika se rusia, pyetje si del po te kembehen vendet , te nderrohen rolet e merikes me rusine ? del shume keq per ne shqiptaret

      a kemi garanci se ata qe terheqin fijet nuk do na shesin dhe ne , shqiptaret dhe popujt e tjere ne europe? apo edhe vete ameriken?

      1. Do na shesin ne shqiptaret..po ku dhe tek kush?
        Nje rrefenje tregojne per Esat Pashe Toptanin .
        U mblodhen bejleret dhe e pyeten –
        Esat Pashe, kemi ndigju se po don me e shit Shqipnine, asht e vertete?
        Esati pergjigjet : Une jam mundu boll ta shes por rrini rehat se nuk e ble askush!
        Pra mire eshte qe te vegjlit si Shqiperia te mos i perzihen te medhenjve neper kembe nese nuk do te shkelet pastaj prej tyre

        1. mos e merr shithjen si estrade,
          fare mire terhiqet nga kosova dhe serbia hyn ne kosove perseri

          si do i shese europianet? ja psh i hyn rusi vendeve baötike jo sot por pas nje dekade ti mendon se do behet lufte per vendet baltike?

          ka rradhe puna, dhe per sa kohe amerika ka dobesi te medha te nrednshme me obama trump e bide qe heqin duart ,
          mos te duket cudi ti hyje kina tajvanit

          problkemi eshte dobesia e amerikes, dhe pushteti neoglobalist komunist ne amerike, jane tu ja fut vetes , jep lek kot me buxhet super te fryre per axhenda idiote se u duhet dhene leke antifa blm etj qe djegin qytete nderkohe qe super te pasurit bejne politika varferuese per shtresat e tjera ne amerike. ka nje lufte te brendshme atje divergjenca te medha, diferenca te frikshme, , me biden qe flet si pergjumush nuk e ka frike njeri ameriken as me blinken qe tregon dobesi qe kur e sheh, apo me trajnimet critical race thery ne ushtri fbi etj institucione te forces dhe rendit.. sa te bejne trajnimin e ka pushtu kina tajvanin

          dmth readness apo gatishmeria amerikes eshte sjh e ulet ndaj putini ira amerikes

          sa per te shit shih ca te shitme iben afganistanit, e dorezuan pako ne dore tek talebanet

          lleji shakate me esat toptanin se je si hstirigrafia e pellumb xhufit

          1. Zotni i pa emer – mos me ngaterro me “hstirigrafi” te Xhufkes! C’tensionohu se shakate duhen per te c’tensionuar ca mendjet, por dhe shpesh jane edhe shembuj te qarte ku mund te referohemi.
            Per ate qe NATO e aq me pak Amerika nuk do levizin gishtin nese Rusia pushton ne vendet Balltike a gjetke ne Europe, kjo tashme eshte vertetuar tani ne Ukraine (Vec ne shkofte ti cliroje Edi Rama me Olta Xhacken si komando)

      2. Temen o skipetaer!! Ja dhe mendjet e ndritura shkiptare qe japin sentenca per luften ne Ukraine; Kompeteni pa loqe eshte i sigurte qe kete lufte e ben amerika dha presidenti i Ukraines qenka kukulla e tyre! PO MIRE MOR KOQE GOMARI, NA E QARTESO TI PSE E BEN AMERIKA LUFTEN DHE PSE PRESIDNTI QENKA KUKULL….. jO PER GJE POR SI INETELEKTU-HALE E MADHE QE JE, NA SQARO DHE ne TE TJREVE QE ZOTI NUK NA KA PAISUR ME MENDJE GOMARI SI TI QE FLUTURON ME PERSH NE BITHE, O KERRIC!!

    2. Ndërkohë, sigurimet shoqërore në Shqipëri janë 27.9 %, ndërsa në Maqedoninë e Veriut llogariten 42.5 % dhe në Serbi 47.5%.

      Gjithashtu, ndryshe nga vendet e rajonit, Shqiperia e ka zero edhe taksën e tatimit mbi fitimin.

      Tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla në Maqedoninë e Veriut është 10%, ndërsa në Serbi llogaritet 15%.

    3. Vertet qe njerzit te ndar nder grupe pushtojn njeritjetrin per cdo te mir materiale ne menyr te ndersjedht nga individi grupe deri te ndara ne shtete.kete e din te gjith. Se faktet e zhvillimit jan te verteta dhe flasin vet.kunder pergjegjesve te vet .por kjo form po i shuan te gjithe.por duke qen se shuarjen se don as nje .duhet ti thrrasin mendjes te gjith se sna mbetet tjeter ose te shuhemi .mes njeritjetrit si kafshet duke grabitur njeritjetrin ose te vlersojm kuptojm dhe pranojm njeritjetrin me lirit te drejtat qe i takon

    4. Koha du tu hekurosin me mir se vet hekurosesi rrobave.do tu bej me te but se qinji dhe me te angazhuar se me i angazhuari.se e ka emrin mbijetes thotë:

      Urtoj te ndryshoni ju te paret me kthimin e te drejtave qe u keni grabit njerzve pasi e paskeni kuptu se endej nga dolet nuk ju nxen me si kthim mbrapa jeni rrit shum kurse ecja perpara do tu mundesojn ti pershtateni me hir ose pahir .se eshte domosdoshmeri pershtatje si fryma qe merrni

  2. Propaganda ne perendimin e larget dhe Britani se lufta ne Ukraine po fut boten ne qorrsokak me duket shqetesim i fuqive te medha per interesat e tyre.
    Bota ndryshoi me renien e murit te Berlinit, shperberjen me konflikte lokale te Bashkimit Sovjetik, shperberjes se Federates se Jugosllavise me lufte 10 vjecare, krime masive dhe genocid ndaj boshnjakeve e shqiptareve, luften ne Irak, Siri e Afganistan, etj.

    Ukraina per faktin se pozicioni gjeostrategjik dhe pasurite e saj perplasen interesa te me te medhenjve mori vemendje te vecate. . Por politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht dhe per popullsine ne shpernguljen nga zonat e rrezikut, Ukraina pati mbeshtetjen dhe angazhimin e Perendimit mbare e jo si lufterat ne Jugosllavi e Lindjen e Mesme.

    Ajo qe shqeteson eshte kujtesa jone qe keto fuqi boterore te mos vene ne tavoline harten e botes dhe te heqin vija ne te si me pare, pa llogaritur kombet e shtetet, apo te bejne ujdi ne kurriz te te vegjelve.

    Tashme eshte e qarte se konfliktet e armatosura lokale ne 30 vjet nuk kane te bejne me demokracine, por me lirine e pavaresine e kombeve.

    Nese ne rendin e ri nuk llogariten interesat kombetare te popujve edhe e ardhmja mbetet e turbullt dhe e pasigurte per te gjithe.

      1. Po e shof Blushin se forte I paska ra ne qafe Gjermania , fajin gjitheqka e paska Gjermania .
        Gjermania nuk te ka sjell ne pushtet Enver Milladinin , nuk te ka thene te hysh ne perandorin sllave per 45 vite .
        Po mos te ishte kjo Gjermania ekonomikisht e forte , Evropa do ishte ndare si ne 1945 .
        Evropa do jet e qendrueshme vetem nese Gjermania mbizotron me ekonomi , perndryshe te medhenjte do tallin bythen me Europian .
        Kjo lufte ne Ukrain eshte per te demtuar ekonomin Europiane ( Gjermane ) .
        Kete lufte e kane projektuar USA ,UK , dhe Rusia

  3. Duhet guxim i madh dhe paftyresi maksimale te dalesh e te besh si nje intelektual ose opozitar kur tu corr maska dhe doli ne pah lavatricja e incerenatoteve e makiazhi rilindjes gjate kohes si drejtues media….

  4. Ku e gjen kurajon ky lapanjoz qe na flet si intelektual? Shiti çdo kauze, u be lajmetari dhe zhurrmuesi i aferave qe i denonconte vete dikur nga foltorja e parlamentit. U perfshi familjarisht ne skandalet e incineratoreve dhe nje dite te bukur na paraqitet ne publik sikur ska ndodhur asgje. Ndjese Lapsi, por neveri edhe per juve qe i publikoni shkrimet Blushit…

  5. Një pinjoll akoma i shushunjave te bllokut.
    Këta duheshin taksuar në 1991 për mëkatet e tyre 50 vjet.
    Por ne të kundërt këta e shaluan e mjeruan edhe më keq popull ziun.
    Skeni parë gjë akoma.

  6. Nuk ka rendesi ca e si do sjelle lufta. Kur shkruan nje imoral, i korruptuar, maskara, cdo gje kthehet e pavlere. Nje turp per ju qe i jepni akses nje plehre te tille.

  7. Detyra, obligacioni, misioni i nje Intelektuali Shqiptar

    -te pasur ose te varfer,
    -me pune ose pa pune,
    -anetar ose jo i nje partie politike shqiptare,

    Me shume se te bej e te shtroj shume pyetje per lexuesit,
    eshte tu japi Pergjigje Pyetjeve ne Interes te Shqiptareve.

  8. Nuk e di, por se c’kam nje si lloj keqardhjeje per Blushin, edhe pse kjo edhe mua vete me duket paradoksale sepse, sa i perket pozites sociale, ai eshte kaluar.
    Kjo per shkak te komenteve te shumta negative, qe i kam lexuar perhere ne shkrimet, edhe pse te rralla, qe i publikohen ne media.
    Eshte keqardhje e perzier edhe me pak zemerim; zemerim per zhgenjimin qe me shkaktoi veprimtaria e tij post-politike ne nje tv te njohur. Nuk e di sa jane te verteta ato qe fliten per te ( me gjase shume), por Beni si drejtues televizioni eshte krejt i ndryshem nga Beni, politikani, fjalimet ne Parlament te te cilit botoheshin menjehere ne te gjitha mediat shqiptare, si shembull i ndershmerise politike.
    Ne nje nga fjalimet qe beri buje atekohe, zoti Blushi do te shprehej( po e perifrazoj, se e kam me te mbajtur mend) : me kete pabarazi qe ka krijuar keqqeverisja, nuk eshte cudi qe nje dite te mblidhen te gjithe te varferit dhe te na vijne ketu e te na nxjerrin me dru nga salla e Kuvendit…”.
    Vetem pak muaj pasi e tha kete ne Parlament, zoti Blushi u be drejtor i nje media te madhe, me nje rroge shume te madhe, aq te madhe sa do ta bente te skuqej deri ne vesh Benin politikan te majte, te ndershem, qe i dhimbset fukaraja.

  9. Blush ti krijove nje parti LIBRA dhe pastaj u zhduke per egoizmin tend.Partia u shpernda dhe akoma une kerkoj ndonje mbeturine nga kjo parti.
    Iku Blushi me gjithe pertine sepse si deputet humbi gjithcka nga egoizmi i lindur familjar.
    Analiza qe ben eshte bere me syrin egoist qe ke dhe e mire.
    A thua ecen akoma partia LIBRA?

  10. Hahahahahahaah – Beni qe ecte vete po u shqetesoka per fatet e Botes!!!!!
    Per Boten e te tjereve hahahahahaahahahah…..

  11. Ik or te qifsha robt, kellire muti se na kishin rene veshet e syte rehat. Per ty nuk ndryshon asgje se qindra milionaet e eurove qe ke mare me korrup. Bej gam gam se kemi drejtesin e re, pa ti duhet te ishe me byth per cimento tani.

  12. I qenkan shtuar shpresat Ben Blushit se perandoria komuniste do të ringjallet përsëri nga Putini, e kështu do të shpëtojë edhe ai nga akuzat për korrupsion.
    Blushi paska bindjen se Korea e Jugut që është një nga vendet më të pasura kapitaliste në botë, me këtë lëvizje të Putinit, do ti bashkohet “parajsës komuniste” të Kim un Jongut të Koresë së Veriut.
    O fosilet e Stalinit e të Enverit
    Komunizmi ka cofur përjetësisht si sistem e mos i mbani shpresat tek psikopatë të tillë si Putini, apo ky dymetroshi i Shqipërisë.
    Nuk është as Putini i Rusisë komunist e as “ish miku e armiku i Benit”, Edvib Rama.
    Ky far soji qeniesh çnjerëzore, përfituan nga sistemi kapitalist vetëm për të vjedhur miliarda e për të shtypur popujt e tyre si diktatorë kriminelë egresivë e nuk kanë asnjë lidhje me vlerat e demokracisë perëndimore pluraliste, por as edhe me “komunizmin” që ëndëron Blushi e simpatizanti i tij Bushati.

  13. Ndaj tani duhet të durojmë disa ditë vetëm ultimatume. Luli e ka afatin deri nesër, Rama e ka afatin deri të shtunën, Berisha dhe Meta janë mall pa afat. Si gjithë të vdekurit.

  14. Sigurisht, do ndryshoje por nuk duhet harruar tradita, hashash dhe droge e asfalt dhe beton per katundin e ri Tirone.

  15. Blush, je njeriu me i pafytyre a pa moral ne kete vend.
    Nje rilindas i deshtuar dhe viktime e parase qe paguheni per tallava e lloqe mediatike.
    Per me teper ti e familja juaj jeni pjese e ish regjimit komunist qe keni masakruar kete vend ne kete gjendje ku eshte sot.

  16. O kar i perkedhelur , cdo lufte rajonale apo globale ka ndryshuar jeten dhe rrjedhen e ngjarjeve . Po na thua ndonje gje te re zotrote

  17. Burimet nga brenda LSI dhe koalicionit të Shtëpisë së Lirisë bëjnë me dije se koordinatorët e tyre janë hedhur në sulm duke përpiluar listat e pjesëmarrësve edhe kundrejt pagesës. Ndërkohë, konfirmohet se nga ana tjetër eksponentë pranë doktorit dhe Ilir Metës kanë nisur poashtu edhe pagesat për furgonat dhe autobbusët që do sigurojnë transportin e pjesëmarrësve.

    Kujtojmë që Sali Berisha vetë ka konfirmuar se për të organizuar një protestë duhen disa ditë, ndaj shtyrja e protestës për të shtunën mesa duket është mjaftueshëm për marifetet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *