• |
ide | kryesore

Eleminimi ka pasoja, PSG kërkon ta rinisë nga Conte: vendosen kontaktet e para me teknikun

-Instant, Sport



Paris Saint Germain dhe Antonio Conte, një lidhje që mund të bëhet fakt në verë dhe kushtet që kjo të ndodhë janë të shkëlqyera. Parisienët duan ta rinisin nga e para pas një tjetër dështimi në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri italian kërkon një skuadër menjëherë konkurruese e të aftë për të fituar. Kështu ish-tekniku i Juventus dhe Interit mund të çlirohet nga Tottenhami në verë, falë një klauzole, për të zbarkuar nën Kullën Eifel me shumë kampionë në dispozicion.

Në Paris tashmë po flitet për kontaktet e para të nisura mes palëve, një sondazh që mund të bëhet gjithnjë e më i thelluar në ditët në vijim. Në ana e Contes, në fakt, ekziston i gjithë vullneti për të dëgjuar projektin dhe për të bërë valixhet gati për t’u larguar nga Londra. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Spurs dhe mik i madh i trajnerit ka folur pikërisht për këtë temë: “Conte te PSG? Është një pyetje që duhet t’ia bëni atij, nuk mund të flas për një person tjetër, është mungesë respekti të flasësh për të tjerët. Po flasim për një person që ka punuar shumë mirë për 10 vjet te Juventus dhe që gjithashtu dëshiron të punojë shumë mirë te Tottenham, pasi ka ardhur këtu disa muaj më parë dhe është i etur për të hapur një cikël të rëndësishëm dhe fitues. Pastaj, për pjesën tjetër nuk di të them ndonjë gjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *