• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, aktivizon Shevchenkon: “Do sistemoj 150 refugjatë, disa fëmijë do të vijnë në shtëpinë time”

-Instant, Sport



Andriy Shevchenko vazhdon të tregojë afërsi me Ukrainën e tij. Ish-lojtari, që në ditët e para të pushtimit rus bëri thirrje për të ndaluar luftën dhe u kërkoi të gjithëve të hapnin zemrën dhe të mirëprisnin refugjatët ukrainas që kërkonin t’i iknin luftës. Ish-Topi i Artë ka pasur edhe mendimin për të shkuar të luftojë për vendin e tij, si ka rrëfyer disa ditë më parë për Corriere della Sera, por është e pamundur. Prandaj ai vendosi të mbronte Ukrainën ashtu si mundet. Jo vetëm mbrojtje, por edhe ndihmë. Shevchenko do të sjellë 150 refugjatë në Londër dhe do të mirëpresë disa fëmijë në shtëpinë e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë në një intervistë për transmetuesin sportiv anglez ITV: “Lufta është mizore, është e vështirë të shohësh qytete të shkatërruara, njerëz që vdesin. Unë kam 4 fëmijë dhe nuk mund të shoh foto të fëmijëve që vdesin, të bombave që shpërthejnë në një spital pediatrik. Nuk mendoj se ka ndonjë person në botë që mund ta durojë. Mundohem të mbështes vendin tim, të tërheq vëmendjen, të prek zemrat e njerëzve. Dhe, sigurisht, përpiqem të mbledh ndihma humanitare për njerëzit e mi dhe refugjatët”.

Ish-lojtari po bashkëpunon ngushtë me Ambasadorin e Ukrainës: “Prisja rregullat e qeverisë dhe tani gjithçka është e qartë. Jam në kontakt të ngushtë me Ambasadorin e Ukrainës në Angli. Kam nja dy miq që më ndihmojnë dhe do të sjellim 150 refugjatë këtu. Do të vijnë edhe disa fëmijë në shtëpinë time”.

Shevchenko kujton, në fund, edhe festimin e Yarmolenkos, i cili shënoi kundër Ëest Ham të dielën e kaluar. Lojtari shpërtheu në lot, duke menduar për gjithçka po kalojnë bashkatdhetarët e tij. Një moment emocionues: “Ishte një moment i pabesueshëm. Në atë festim ne pamë gjithë emocionin, gjithë dhimbjen, gjithçka që ndjejmë. Jam i sigurt se ka pasur miliona njerëz në Ukrainë që kanë qenë dëshmitarë të atij momenti dhe është diçka shumë e rëndësishme për popullin ukrainas. Ai luajti ndeshjen, shënoi golin dhe e di që ia dedikoi Ukrainës, ishte një moment i veçantë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *