• |
ide | kryesore

Zyrtarët rusë: Neutraliteti i Ukrainës mund të sjellë fundin e luftës

-Instant, Lajme, Planet



Kremlini ka deklaruar se ideja për të krijuar një Ukrainë të neutralizuar  si Austria mund të shihet si një kompromis për të sjellë fundin e luftës Moskë-Kiev.

“Ky është një variant që po diskutohet aktualisht dhe që mund të shihet me të vërtetë si një kompromis,” u citua të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Kushtet e çmilitarizimit që Rusia pretendon nuk janë ende të qarta, por duket se sugjerohet se Ukraina do të duhet të mbajë statusin neutral si rasti i Austrisë.

Sipas traktatit të 1995, ndalohet hyrje e aleancave ushtarake dhe krijimi i bazave të huaja ushtarake në territorin austriak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *