• |
ide | kryesore

Kim Kardashian flet për herë të parë për lidhjen me komedianin

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka deklaruar se ndodhet në një vend të mirë në jetën e saj romantike.

Të mërkurën,Kim u shfaq në Ellen DeGeneres Show dhe foli për marrëdhënien e saj me komedian Pete Davidson, si dhe për zyrtarizimin në rrjetet sociale.“Mendoj se nuk është zyrtare derisa të postoni”, deklaroi ajo me shaka.“Kam fotot tona më të lezetshme dhe them me vete, “O Zot, ne jemi shumë të lezetshëm”. Por pastaj mendoj, “Mos u bëj kaq e dëshpëruar. Mos posto kaq shumë, thjesht shikoji”, ndau ajo.

Gjatë intervistës, DeGeneres i tha se Kim : “Unë shoh një ndryshim tek ty, një anë krejtësisht të ndryshme”.

“Ndihem mirë,” u përgjigj themeluesja e SKIMS. “Unë mendoj se kemi vetëm një jetë.Gjithmonë  i inkurajoj  miqtë e mi dhe njerëzit që i dua që të jenë të lumtur.Dhe unë doja të isha e lumtur. Kërkova për të dhe mora kohën time. E gjeta dhe ndihem shumë mirë. Dua ta mbaj atë përgjithmonë.”Cifti bëri debutimin zyrtar të romancës së tyre në Instagram më 11 mars. Ata u lidhën në tetor 2021 pas debutimit të Kardashian si prezantuese në Saturday Night Live./Lapsi.al

Kim Kardashian goes Instagram-official with Pete Davidson

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *