• |
ide | kryesore

Pogba luante në Manchester, grabitësit i bastisën shtëpinë me fëmijët që flinin: francezi ofron shpërblim

-Instant, Sport



Një ngjarje e shëmtuar në Manchester për Paul Pogba dhe familjen e tij. Gjatë ndeshjes së dytë të raundit të 1/8 të Champions League mes United dhe Atletico Madrid, disa keqbërës hynë në shtëpinë e futbollistit francez, ndërsa gruaja e tij ishte në stadium për të parë ndeshjen, por fëmijët flinin në dhomën e gjumit. Siç tregoi vetë ish-mesfushori i Juventusit në rrjetet sociale, hajdutët qëndruan në shtëpi vetëm për pesë minuta, por i morën familjes së Pogba-s “diçka të paçmuar”: “ndjesinë e sigurisë”.

Pas frikës së madhe (“ndjesia më e keqe e mundshme, të jesh baba dhe të mos jesh aty për të mbrojtur fëmijët e tu”), futbollisti vendosi të ofrojë një shpërblim në këmbim të informacionit për keqbërësit që hynë në shtëpinë e tij: “Mbrëmë makthi më i madh i familjes sime mori formë kur hajdutët hynë në shtëpinë tone, ndërsa fëmijët tanë flinin në dhomën e tyre – shkroi Pogba – Hajdutët ishin në shtëpinë tonë për më pak se pesë minuta, por në atë moment na morën gjënë më të vlefshme që kishim në shtëpi: ndjenjën tonë të sigurisë. Kjo ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së mbrëmshme, kur ata e dinin që nuk do të ishim në shtëpi. Unë dhe gruaja ime shkuam në shtëpi pa e ditur nëse fëmijët tanë ishin të sigurt. Si baba, nuk ka ndjenjë më të keqe se të mos mundesh të mbrosh fëmijët e tu dhe shpresoj se askush nuk duhet të ndihet siç u ndjeva unë mbrëmë. Kjo është arsyeja pse unë do të doja të ofroj një shpërblim për këdo që ka një sugjerim për të na dhënë, për të na ndihmuar ti gjejmë. Dërgoni çdo informacion në [email protected] “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *