• |
ide | kryesore

OKB: Të paktën 847 civilë të vrarë në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet



Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), në raportin e saj të fundit ka bërë me dije se të paktën 847 civilë kanë humbur jetën përfshirë 64 fëmijë, u vranë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Sipas OKB-së  deri më tani 1,399 civilë të tjerë, duke përfshirë 78 fëmijë, u plagosën, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Shumica e viktimave u shkaktuan nga armët shpërthyese, të tilla si granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë tyta, si dhe nga raketat dhe sulmet ajrore, thuhet ndër të tjera.

Besohet se shifrat mund të jenë edhe më të larta, sepse OHCHR nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë raportet për viktimat nga disa qytete të goditura rëndë.

Ndërkohë Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *