• |
ide | kryesore

BE çon në 1 miliardë euro ndihmën financiare për Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën në 1 miliardë euro. Këto para do të shkojnë për blerjen e armëve.

Lajmin e bëri të ditur ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock ndërsa mbërrinte në Këshillin e Çështjeve të Jashtme në Bruksel.

“Sot ne po vendosim politikisht t’i ofrojmë mbështetje të mëtejshme financiare ushtarake Kievit për të rritur kapacitetin e tij financiar për prokurimin e mjeteve ushtarake në një miliard euro”.

Ministrja gjermane shtoi se solidariteti për Ukrainën dhe për të mbrojtur civilët do të vijojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *