• |
ide | kryesore

Vijojnë sulmet/ Rusët bombardojnë qendrën tregtare në Kiev, të paktën 6 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Ushtria ruse ka rritur sërish përpjekjet për të rrethuar kryeqytetin ukrainas, i cili tashmë prej 26 ditësh vazhdon heroikisht qëndresën e tij. Gjatë natës së fundit, avionët rusë kanë lëshuar raketa të tjera ndaj Kievit, një prej të cilave goditi dhe një qendër tregtare, duke iu marrë jetën të paktën 6 persona. Shpërthimi raportohet të ketë qenë aq i fuqishëm saqë ka shkatërruar dhjetëra makina në parking ku raketa ka hapur dhe një krater të madh.

Mbas sulmit, një vatër e madhe zjarri përfshiu distriktin e Podilskyi, i cili u vu në kontroll vetëm pas disa orësh, falë ndërhyrjes së rreth 70 zjarrfikësve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *