• |
ide | kryesore

Aksident në Kuçovë, motori përplas dy gra të moshuara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy të moshuara mbetën të plagosura mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Kuçovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në rrugën e varrezave, ku një shtetas ende i paidentifikuar duke drejtuar një motomjet motor, ka aksidentuar shtetaset F.A., 74 vjeçe dhe L.M., 72 vjeçe, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi motomjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *