• |
ide | kryesore

Pushtimi i Ukrainës, nis puna për përjashtimin e Rusisë nga G20-a

-Instant, Lajme, Planet



Kanë nisur bisedimet për të parë mundësinë e përjashtimit të Rusisë  nga G20 ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon. Një burim nga Bashkimi Evropian ia ka konfirmuar agjencisë së lajmeve Reuters se po mbahen diskutime rreth statusit të Rusisë në mbledhjet e G20-ës.

“I është bërë shumë e qartë Indonezisë se prania e Rusisë në takimet e ardhshme ministrore do të ishte shumë problematike për vendet evropiane,” tha burimi.

Lajmi vjen në një kohë kur Kina, në mbështetje të Rusisë, tha se “asnjë anëtar nuk ka të drejtë të largojë një vend tjetër” nga G20. Deklarata u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

“G20 duhet të zbatojë multilateralizëm të vërtetë, të forcojë unitetin dhe bashkëpunimin.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *