• |
ide | kryesore

Video/ “Kombëtaren e shikoja vetëm në televizor”: Asllani ëndërron debutimin në miqësoren e luksit

-Instant, Sport, Video



Kristjan Asllani, mesfushori që po luan me Empolin si titullar, nuk e ka fshehur lumturinë për grumbullimin për herë të parë me kombëtaren kuqezi. “Jam shumë i lumtur, unë ekipin kombëtar e shikoja vetëm në televizor. Të jem këtu është një kënaqësi shumë e madhe për mua. Shpresojmë të bëjmë mirë në këto dy ndeshje. Nuk e mendoja, nuk e besoja, por erdhi kjo ftesë. Shpresoj të bëj mirë, dua që të ndihmoj ekipin”.

Në konferencën për shtyp, talenti i ri, pavarësisht se e ka të qartë me cfarë kundërshtari duhet të përballet Shqipëria, është gati pë sfidën: “Jo, nuk na tremb Spanja, por është shumë bukur të luash ndaj këtyre skuadrave. Këto tre ditë kanë qenë ditë të bukura, dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Shpresoj që Shqipëria ta bëjë atë hapin cilësor. Unë do bëj maksimumin dhe shpresoj t’i jap një ndihmë shumë të mirë skuadrës”.

E ardhmja e mesfushorit, që ka ka rënë në sytë e të gjithëve pas përfaqësimeve të mira me Empolin në Serie A, mbetet e gjitha për tu zbuluar, pasi sic thotë vetë Asllani, deri në fund të sezonit ka ende kohë: “Nuk i kam shumë qejf këto zërat e merkatos. Mendoj për Empolin, pasi kam 13 vite që luaj me këtë skuadër. Shpresoj të rrimë në kategori, do bëj gjithçka të ndihmoj skuadrën. Është kënaqësi për mua të luaj me Empolin”, u përgjigj Asllani.

https://youtu.be/dWmRo1fpyEc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *