• |
ide | kryesore

Harry Styles,së shpejti me një album të tretë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur , Harry Styles, zbuloi së fundmi se albumi i tij i tretë do të lancohet më 20 maj.

Sipas ‘Variety’, albumi do të titullohet Harry’s House dhe do të ketë 13 këngë , më shumë se çdo album i tij i mëparshëm.Megjithëse nuk ka ende detaje të mëtejshme për listën e këngëve të albumit, këngëtari i “Watermelon Sugar” zbuloi  kopertinën e Harry’s House: një foto të tij me pamje të hutuar ndërsa qëndron në tavanin e një dhome ndenjeje me kokë poshtë. Gjithashtu,Stylespubliko një trailer 40 sekondash për albumin e ri, ku ai shkon  në një skenë teatri dhe buzëqesh në kamerë ndërsa skica e një shtëpie të verdhë ngrihet mbi të.

Njoftimi i tij  konfirmon teoritë e disa prej fansave  të cilët vunë re se ai kishte ndjekur llogaritë e mediave sociale të titulluara You Are Home. Ata zbuluan gjithashtu një uebsajt misterioz YouAreHome.co, i cili nuk tregon asgjë përveç një dere ngjyrë bezhë që përditësohet çdo ditë për t’u hapur dhe për të treguar një imazh të ndryshëm./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *