• |
ide | kryesore

“Paraziti i ardhur nga lagështira e Britanisë së Madhe…”: sulmi i egër i Marca-s për Bale

-Instant, Sport



Një i dëmtuar kronik për klubin e tij, Real Madrid; gjithmonë gati dhe në krye të kombëtares së tij, Uellsit. Ky me pak fjalë ishte viti i fundit i Gareth Bale, i cili nga fundi i gushtit e deri më sot me fanellën e Merengues ka mbledhur vetëm 78 minuta në muajin shkurt. Shumë pak për një lojtar që paguhet mbi 30 milionë euro në sezon, i cili ka të ngjarë të largohet nga Spanja në fund të sezonit. Por jo përpara se të merrte disa sulme të tjera nga tifozët dhe shtypi. Si ai i egër, që nisi gazeta e njohur sportive spanjolle Marca, e cila e etiketoi uellsianin si “parazit”.

“Paraziti Bale erdhi nga Britania e ftohtë dhe me shi. Ai u vendos në Spanjë, te Real Madrid, ku fillimisht tregoi zell dhe dashuri për klubin, më pas natyra e bëri të thithte gjak pa dhënë asgjë në këmbim. Epo, më shumë se gjaku, ai thithi dhe thith eurot e klubit”. Kështu nisi sulmi shumë i ashpër i Marcas ndaj Bale në një artikull të gazetarit Manuel Julia Dorado. Por ofensiva ndaj uellsianit sigurisht nuk ndalet me kaq, përkundrazi, tonet acarohen më tej: “Ndryshe nga të tjerë të ngjashëm, si pleshti apo morri, paraziti Bale nuk shkakton kruajtje apo sëmundje, por pasi ka thithur, tallet, duke treguar përbuzje”.

Dorado në artikullin e tij rishikon disa episode të eksperiencës madrilene të Bale: “Qesh, duartroket, hidhet në tokë, këndon, si në një lloj ceremonie, e cila për fat, si të gjitha fatkeqësitë, ka një datë skadence”. Ankesat e Marcas rrjedhin mbi të gjitha nga fakti se Bale nuk doli në fushë me Real Madrid në humbjen kundër Barcelonës, por u vu në dispozicion (dhe u stërvit) me Uellsin. Kur u pyet për të sqaruar situatën, uellsiani tha: “Nuk kam nevojë të sqaroj asgjë. Nuk kam nevojë t’i shpjegoj askujt që ta përdorë kundër meje. Tani gjithçka është në rregull, nuk kam asnjë problem”. Por ndoshta Reali ka disa probleme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *