• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë një person në Kamëz, arrestohet autori 17-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri është plagosur me thikë këtë të enjte në Kamzë. Policia e kryeqytetit bën të ditur se ka arritur të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, një 17-vjeçar. Pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, 17-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *