• |
ide | kryesore

Keqtrajtoi macen derisa ngordhi, arrestohet 58 vjeçari i dënuar më parë për vrasje (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit:

Vlash Marku., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.



3 Comments

  1. Ky ka vrarë njerz dhe si tërë kriminelët ka probleme psikike të cilat i shfaq me kafshët sepse ato janë të pambrojtura. Të tërë psikopatët si puna e këtij në fillim vrasin kafshë e pastaj në një moment kalojnë te njerëzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *